Prej dy ditësh sistemi i të dhënave dhe regjistrimit të recetave të rimbursueshme është i bllokuar.
Ky fakt ka bërë që të sëmurët kronikë që marin ilaçe të rimbursueshme kanë mbetur pa to.
Nëpër poliklinikat e lagjeve të Tiranës, sot shikoje zonja dhe zotërinj të moshuar që i kishte mbytur dëshpërimi.
Një nga mjeket me të cilën komunikuam te Poliklinika pranë rrugës “Siri Kodra” u shpreh po aq e shqetësuar sa pacientët e saj.
Është sistemi i bllokuar, pohoi ajo dhe mjekët s’kanë çfarë bëjnë.
Ne vijmë në klinikë sepse duhet të jemi për ndonjë vizitë, konsultë apo edhe për t’i sqaruar pacientët.
Pyetje se, kur do rifillojë puna me sistemin, doktoresha u përgjigj me ngritje supesh.

