Nëna është si një rrip toke prej parajsës
Që zbriti në botën tënde para teje
Ra aty ku brezat ndajnë kufijtë mes detesh
Dhe gjithçka rron në kohë pa testamente…
Nëna është si një lëndinë ku mbin çdo gjë
Madje edhe dëshirat që s’u mbollën
Kur ajo flet, çdo fjalë e saj është ngjarje
Dhe nëse hesht diçka duhet të ndodhë.
Nëna është stinë, po stinë prej parajsës
Është udhëtim që rrjedh dhe kur ti fle
Pa moshë është nëna, veç historia plaket
Unë nuk kam moshë përsa rron ime më
Nëna është gjurmë e bukur, dritë hënë
Që tërheq çdo det drejt thellësish,
Tek dashuritë e rënda të kujtesës
Ku një parajsë është porta e të gjithave…

