Afro 46 mijë qytetarë me të drejtë vote në Bashkinë e Kukësit do të zgjedhin sot kryebashkiakun e qytetit verior.
Në garë janë Emri Vata i “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i PS.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe procesi i votimit do të mbyllet rnë orën19:00.
Në bashkinë e Kukësit janë në total 74 qendra votimi.
Kujtojmë se votuesit do të kenë vetëm një fletë për për të shprehur vullnetin e tyre, mbasi këshilli bashkiak është i zgjedhur në 14 maj të këtij viti.

