Prej shekujsh si erdhën të parët/Në këto anë si mbijetuan?/
Ndërsa sot po ikin të tërë/Fshatra të gjitha u shkretuan!
U zbrazën shtëpitë një nga një/ Djemtë e vajzat ikën njëlloj,/Braktisjen e vendit sa dhunshëm,/Brezit tim koha ja dhuroi.
Djali i bariut nuk shkon me dele/ Vajza e bujkut nuk shkon në arë,/Mbytën ferrat kopshtet me pemë/Dhe ullinjtë qindra-vjeçarë.
Askund nuk luan një fëmijë,/ Shkolla s’ka as mësues fshati,/Dyer të mbyllura për vite,/ Oborret të rëna nga vakti!
Pema e shpresës nuk ka lule/E bletët ndoshta nuk do kthehen,/Respekti për të parët humbi,/Kujtesa e malli po zbehen.
Por unë do flas pa pushuar,/Ndoshta edhe do bërtas fortë/Për zemrën time si ky vend/Nuk gjej dot tjetër në k’të botë

