Karma është ligji i pagabueshëm që përshtat pasojën me shkakun në planin fizik, mendor dhe frymor të ekzistencës.
Karma është ai ligj i padukshëm që ia përshtat me drejtësi në precizion absolut çdo pasojë shkakut të saj duke ia rikthyer shkakut të njëjtat pasoja.
Çdo atom deri në kompleksin e madh të trupit fizik i nënshtrohet ligjit të përgjithshëm të karmës. Shuma e përgjithshme e karmave individuale bëhet Karma e Kombit të cilës i përkasin ata individë dhe më gjerë shuma e Karmave Kombëtare bëhet Karma e Botës.
Ekziston një ligj Okult që asnjë njeri nuk mund të rrisë superioritetin në ambientin e tij pa rritur sadopak organizimin ku ai bën pjesë.
Shpjegim i shkurtër Teozofik!
Çdo mendim, fjalë, veprim është i matshëm dhe kanë një potencial të caktuar energjie duke vibruar ato që quhen valë skalare ose përdredhëse një miliard herë më e shpejtë se shpejtësia e dritës.
Mendimet, fjalët, veprimet krijojnë ato që quhen shprehi zakonore ose Fusha Morfike, individuale, familjare, farefisnore, lokale, kombëtare dhe globale.
Çdo vibrim që çliron këto valë skalare regjistohen në hologramën e universit në atë që shkenca e quan Fusha e të gjitha ligjeve të unifikuara ose Fusha e pikës zero nga ku nëpërmjet Big Bengut krijon efektin pasqyrë ose bumerang duke rikthyer me precizion absolut të njëjtin efekt në origjinën e vibrimit.
Gjykimi njerëzor mund të mos e kuptoje, por ndërgjegjja e pastër universale të sjell në jetën tonë në bazë të ligjit të balancave në mënyrën më të drejtë të njëjtën formë vibruese në kohën dhe vendin e duhur.
Kujdes me mendimet, me fjalët dhe veprat që i adresoni dikujt sepse Rastësia nuk ekziston për askënd dhe gjithçka është inevestim apo shpagim vetëm për trupin dhe jetën tonë.
Shpjegim i thjeshtë Shkencor



