LOPSI- Krahina e vetme në gjithë Jugun e Shqipërisë,e cila nuk u pushtua dot nga hordhitë dhe andartët grek në Luftën e vitit 1914.
109 vjet më parë,në verë – vjeshtën e vitit 1914.populli i krahinës së Lopsit,zbrapsi me vendosmëri dhe heroizëm të rrallë,sulmet e njëpasnjëshme të hordhive dhe andartëve grek në malin e Gribës,mbi fshatin Dhëmblan- Tepelenë!! Menjëherë pas shpalljes së pavarsisë më 28 Nëntor 1912,trupat greke pushtuan gjithë jugun e Shqipërisë,dhe megjithë ultimatumin e Fuqive të mëdha,që brenda muajit tetor 1913,të dilnin jashtë kufive të shtetit Shqiptar,ata larguan njē pjesë të vogël trupash, duke mbajtur të pushtuar pjesën më të madhe të vendit. Nën pretekstin, se popullsia ortodokse e Shqiprisë së Jugut, të cilët ata i “quanin grek” kërkonin autonomi nga shteti Shqiptar dhe të pavarur edhe nga Greqia, më 13 shkurt 1914, bënë në Gjirokaster Kongresin Panepiriot,dhe më 2 mars të atij viti, shpallën shtetln e pavarur të Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën dhe Kryeministër të qeverisë provizore Jorgo Zografin, njē shqiptar nga Qestorati i Lunxhërisë, i cili kishte qënë më parë Ministër i Jashtëm i Greqisë. Për realizimin e këtij plani djallëzor, ata organizuan edhe strukturat e armatosura me ish oficerë dhe ushtarë grekë, të cilët hoqën uniformat e ushtrisë greke, për të krijuar idenë se ishin banorë vëndas.si dhe u liruan nga burgjet e Athinës dhe të Kretës, mijëra vrasës e kriminelë, të cilët u organizuan në të ashtuquajturat “Batalione të shënjta”.
Synimi i parë i qarqeve greke Vorioepirote ishte zhdukia me rrënjë i fshatrave myslimane,duke i djegur,vrarë dhe përzënë banorët nga trojet e tyre. Me pretekstin e “ndjekjes së ushtrisë turke”,forcat greke kërkuan të dorëzohen armët brënda 48 orëve,ndaj thirrën në Tepelenë parinë e krahinës së Lopsit;Ismail Kaso e Malo Dino nga Dhëmblani, Selam Musai nga Salaria,Hysen Muharrem Muhaj nga Matohasanaj dhe Hysen Çinaj nga Sinanaj.Paria e Lopësit “ranë dakord”,që brënda 48 orëve, fshatrat e krahinës t’i “dorëzonin armët”,por kjo ishte njē manovër e zgjuar e tyre për të fituar kohë,në marrjen e masave dhe organizimin e mbrojtjen e krahinës.Pleqësia e krahinës u mblodh në Dhëmblan dhe vendosi;”të mos dorëzohej asnjë armë dhe të merreshin masa për mbrotjen e krahinës . Kur urdhëri i Komandës greke për dorzimin e armëve po i mbaronte afati,ata filluan sulmin më datën 22 mars 1914 dhe pushtuan fshatrat Veliqot, Turan,Dukaj dhe në mëngjesin e datës 23 mars ishin para lagjes Deliaj në Salari,por pas marrjes së informacionit se Krahina e Lopësit e kishte zënë gjithë vargmalin lindor të Gribës,ata u tërhiqen në Tepelenë. Ultimatumi i Fuqive e mëdha për shtetin Grek,se deri në 31 mars 1914 duhet të largonin të gjitha trupat e saj nga jugu i Shqipërisë,ata jo vetëm që nuk e zbatuan,por shtuan edhe më shumë pretendimet,duke intensifikuar më tej veprimet e armatosura,duke vrarë,djegur dhe përzenë nga vatanet e tyre mijra banorë nga fshatrat e jugut.
Në këto situata të vështira që po kalonte vendi në Jug,çetat e Lopësit të udhehequra nga Selam Musai dhe Ismail Kasua gjatë periudhës prill – fillimi i qershorit, muarën pjesë në disa beteja,si në Labovë,Luzat dhe Tepelenë.Ato luftuan me guxim dhe trimëri të rrallë kundër forcave greke,ku Selam Musai me forcat e tij u ndeshën në disa raste edhe trup me trup,ku Ai edhe u plagos dhe siç thotë edhe vet kënga: “Do ta bëj si në Labovë,që zura grekët me dore”.Me urdhër të kolonelit Tomson përfaqsues hollandez në Shqipëri ,në fillim të qershorit çetat e Lopsit u kthyen në krahinë. Më pushtimin e fshatit Salari më 13 qershor të vitit 1914 dhe me pushtimin pjesës më të madhe të fshatrave të Kurveleshit nga Golemi deri në Gusmar,të cilat i kishin djegur,shkatërruar dhe përzenë me forcë banorët nga shtëpitë e tyre, komanda e forcave greke të gjithë vëmëndjen e kishte përqëndruar te krahina e Lopsit duke grumbulluar forcat mjetet kryesore në atë drejtim.
Në këto momente,kur rreziku ishte evident,në qershor të vitit 1914 në Dhëmblan u organizua njē takim mbarëkrahinor,ku zgjodhën pleqësinë e krahinës në përbërje të së cilës ishin;Ismail Kaso,Mersin Meçe,Selam Musai,Asllan Murati, Hysen Muharrem Muhaj,Adem Muhameti, Dule Dalani dhe Beqar Maska,i cili zgjodhi Komisionin e Luftës, dhe Komandant të forcave të krahinës zgjodhi Ismail Kason.
Synymi kryesor i Besëlidhjes së Krahinës ishte:”Të luftojmë të gjithë kundër armikut,të vëmë gjithçka në dispozicion të luftës,të zëvëndësojmë burrat me gratë në punët e bujqësisë e blegtorisë dhe të jemi bashkë për të thyer me çdo kusht armikun”. Pleqësia dhe Komisioni i Luftës për të plotësuar më mirë detyrat e tyre vendosën të ngrinin edhe njē organ tjetër ekzekutiv,i cili u quajt “Kanosare” dhe përbëhej nga;Breshan Kaso Kasaj,Banush Sefer Hasanaj,Qamil Ali Varfaj,Rrapi Mece Mecaj,Alush Tare Canaj dhe Muharrem Rroko Hanaj nga fshati Dhëmblan,komisione të tilla u ngritën në çdo fshat të krahinës. Këto komisione kishin për detyre;të siguronin pjesëmarrje e plotë të forcave vullnetarëve për luftën,të bënin furnizimin me armatim,municione dhe materiale të tjera, të mbanin rregull e rend në të gjithë krahinën, të mos përhapej panik apo përcarje midis fshatarëve,si dhe të sistemonin e siguronin jetën e qindra mijra muhaxhirëve në zonë.
Për pritjen e shoqërimin e të ardhurve, pleqësia e krahinës u kujdes që ata t’i stabilizonin nëpër fshatrat e krahinës, ndërsa për pjesën tjetër u përgatitën vende të posaçme si në Dhëmbele, Kuçovë,Përroin e Gurrës, në Driza të Sinane e të tjera. Në kampingjet e ngritura,të shpërngulurit do të qëndronin për pak ditë në zonë,mbasi Lopsi nuk kishte rezerva dhe kapacitetet e nevojshme për t’i mbajtur,por edhe për faktin se kjo zonë ndodhej shumë afër vijës së frontit (4-5km),ç’ka përbënte rrezik jo vetëm për të ardhurit,por edhe për vetë banorët e zonës.Për këtë qëllim u organizua puna për lëvizjen e kollonave nga Lopësi në drejtim të Vlorës,duke i shoqëruar me masa mbrojtëse kolonat e të shpërngulurve deri në fshatin Shkozë. Nisur nga situata e krijuar Komisioni i Luftës, riorganizoj edhe njē herë masat mbrojtëse në të gjithë vijën e frontit në vargmalin e Gribës,duke i vendosur forcat në drejtimet më të rëndësishme nga ku forcat greke mund të sulmonin nga çasti në çast. Në mëngjesin e datës 23 qershor të vitit 1914 forcat greke dhe “batalioneve e shënjta” filluan sulmin ndaj krahinës së Lopsit,në gjithë vijën e frontit Ikmi,Eremec, qafa e Memos gryka e Shkallës,duke përqëndruar forcat dhe mjetet kryesore në drejtimin Dukaj- Martallos- qafa e Memete -Sinanaj,me synim kryesor pushtimin e krahinës dhe vazhdimin e sulmit në drejtim të Vlorës. Më datën 23-24 qershor,për dy ditë rresht në vargmalin e Gribës u zhvilluan luftime të ashpra midis hordhive greke dhe çetave vullnetare të Lopësit në gjithë vijën e mbrotjes. Duke shfrytëzuar terenin e lartësitë dominuase, format tona, me manovra të shpejta mbuluan me zjarr të gjitha drejtimet dhe grykat,duke i bërë ato të pa kalueshme nga forcat armike dhe duke e kthyer malin e Gribës në një kështjellë të vërtetë. Në të dy ditët e luftimit në gjithë vijën e mbrotjes nga Ikmia deri në Grykë të Shkallës u zhvilluan luftime të pandërprera,ku forcat greke megjithëse patën një farë suksesi në drejtimin Salari-Eremec-Dhëmblan, ata mundën të pushtojnë plotësisht territorrin e fshatit Salari dhe të dalin deri në lagjen Allkush, në të gjithë drejtimet e tjera ata u mposhtën dhe të detyruar u tërhoqën në lindje të malit të Gribës.
Në këto luftime nga forcat greke mbetën disa të vrarë e të plagosur,si dhe u kapën shumë kafshë ngarkese dhe materiale të ndryshme luftarake.
Edhe pse luftimet në malin e Gribës nuk u ndërprerë asnjëherë në periudhën korrik – gusht, shteti grek në rrugë diplomatike mashtronte fuqitë e mëdha duke raportuar “se po tërhiqte plotësisht forcat e saj nga Jugu i vendit” dhe “nuk ka forca në afërsi të Lopësit”,kur në terren ndodhte krejt e kundërta. Në këtë situatë Mersin Meçe e Ismail Kaso në mënyrë periodike informonin autoritetet shqiptare dhe të huaja për gjëndjen e vërtetë në frontin e luftimit, për situatën e mjerueshme të të shpërngulurve me forcë,duke kërkuar prej tyre ndihma ekonomike e materiale. Mikja e Shqiptarëve misionaria Mary Edith Durham për të hedhur poshtë pretendimet e grekëve se andartët “nuk ishin ushtar grek”, por “ortodos shqiptarë”, dhe se “forcat greke ishin tërhequr nga Lopsi” ajo shkoi vet në frontin e luftës në malin e Gribës mbi Dhëmblan në fund të korrikut 1914.Ja si e pasqyron gjëndjen në terren në librin e saj:”…U nisëm nga Vlora në të gdhirë të datës 31 korrik 1914.Në Shkozë hasëm një nënprefekt në gjëndje fare të dëshpëruar,i cili po përpiqej të rregullonte nja 7 mijë refugjatë,që ndodheshin në një gjëndje që s’ka ku të vinte më të mjerueshme.Të nesërmen në mëngjes u nisëm me të zbardhur dita.Arritëm në postërojen e fundit matan Dhëmblanit dhe aty i lamë kuajt.Pastaj Gërlici dhe unë vazhduam malit përpjetë derisa dolëm matanë në një luginë të thellë,nga ku mund të shikonim fare qartë me dylbi kampin e pararojave greke,çadrat që kishin ngritur dhe njerëz të ndryshëm me uniforma ngjyre kaki.Ai ishte një kamp i rregullt ushtarak me çadra,që hidhte poshtë plotësisht gënjeshtrën e grekëve se në këtë çështje ishin implikuar”kryengritësit epirotë”dhe jo ushtria e rregullt greke.Ne e kishim arritur objektivin tone.I gjithë shpati i malit ishte i mbushur me pulla të zeza.Ate natë fjetem në Dhemblan dhe të nesërmen u kthyem ne Vlore”. Gjatë gjithë periudhës qershor-gusht 1914, veprimet luftarake të forcave greke në drejtim të krahinës së Lopsit nuk u ndërprenë asnjëherë, përkundrazi ato u përsëritēn për të disajtën herë,por fal trimërisë dhe guximit që treguan forcat vullentare të kësaj zone ato u thyen dhe u zbrapsën për të disajtën herë nga vija e frontit.
Komanda e operacionit grek në Tepelenë në mënyrë periodike i kërkonte Athinës furnizimin me forca dhe mjete të reja nga thellësia,pasi marrja e malit të Gribës paraqitej mjaft e vështirë.
Me ardhjen e forcave të reja nga Greqia në mesin e muajit shtator 1914 dhe bashkimit me këto forca të një pjesë shqiptarësh të shitur të vetquajturit”kryengritës epirotë”, forcat greke ndërmorën një sulm të fuqishëm në disa drejtime nga Ikmia deri në majën e Këndrevicës.në agimin e datës 23 shtator.Duke i përqëndruar forcat dhe mjetet kryesore në drejtimin Salari – Martallos – Qaf e Memete – Sinanaj – qafa e Grebës, me objektiv kryesor kapjen plotësisht të vargmalit të Gribës dhe gjithë territorit të krahinës dhe vazhdimin e sulmit në drejtim të qytetit të Vlorës.
Forcat vullentare të Lopsit qysh gjatë mbremjes të datës 22 shtator ishin vendosur me kohë në gjithë vijën e mbrotjes. duke u kushtuar vëmëndje të veçantë,pikave më dominuese,dhe duke mbuluar dhe mbyllur të gjitha qafat dhe grykat e majave,nga ku mund t’i shfrytzonte armiku për të dalë në krah dhe në shpinë të forcave tona.Duke shfrytëzuar me mjeshtri vetit mbrojtëse të terrenit dhe duke u maskuar me kujdes në ato drejtime ku terreni ishte i zbuluar forcat tona ishin në gadishmëri të plotë luftarake për t’i dhënë armikut goditje vdekjeprurëse.
Me t’u afruar forcat greke në vijën e frontit, nga Ikmia deri në grykën e Shkallës,forcat vullentare të zonës hapën zjarr të menjëhershëm dhe masiv nga të gjitha drejtimet,duke i zënë në befasi të plotë forcat greke e duke i paralizuar veprimet e tyre luftarake,gjë e cila shkaktoi panik të madh në radhët e tyre. Goditjet e befasishme nga forcat tona i detyroi forcat greke të prishin formacionin e luftimit dhe në disa drejtime ato të tërhiqen,si në drejtimin Salari-Maja e Memos dhe Elezaj-Gropat e Hasandede duke kaluar në pozicione mbrojtëse. Gjatë gjithë dy ditëve të datave 23 – 24 shtator u zhvilluan luftime të ashpra dhe të pandërprera në gjithë vijën e frontit,por me intesitet më të lartë ato u kryen,në Eremec, në Grykën e Shkallës, Maja e Memos dhe në Gropat e Hasandede,ku andartët grekë u thyen disa herë. Dinamika e ngjeshur e veprimeve luftarake bëri që forcat ndërluftuese ditën dhe natën të zhvillonin luftime të ashpra ndërmjet tyre,ndaj forcat tona duke shrytëzuar terrenin me manovra të shpejta ato lëviznin me shpejtësi nga një pozicion në tjetrin, për të mbajtur pikat më dominuese e duke mbyllyr çdo gryk apo qafë nga ku mund të depërtonin forcat greke. Në këto luftime të ashpra forcat tona vullentare u ndeshën deri edhe trup me trup ku luftëtari Ali Rakip Llakaj nga Salaria përdori kamën e tij në këto luftime dhe në përleshje e sipër ai vrau edhe njē oficerit grek dhe më pas ra duke luftuar aty në majën e Gribës.Dhe kënga e popullit ia thotë:”Sulltanë moj e zeza Sulltanë,dy djem që pate t’u vranë,njē në Gribë dhe njē në majë”,vëllai tjetër i Aliut u vra në mars të 1913 në luftën e Janinës. Me gjithë epërsinë e madhe që kishin trupat greke në forca dhe mjete,ato nuk mundēn të përparojnë në asnjë drejtim të vijës së luftimit,falë qëndresës heroike të forcat vullentare të Lopsit, të cilët edhe pse ishin paisur vetëm me maliher dhe shumë më të pakta në numur,ata me vendosmëri e guxum të rrallë i thyen të gjitha sulmet andartëve grek,duke i detyruar të tërhiqen në thellësi dhe në lindje të malit të Gribës. Në këto luftime të ashpra dhe të përgjakshme, forcat greke lanë në fushën e luftës mbi 80 trupa të vrarë,qindra të plagosur dhe shumë kafshë ngarkese,materiale ushtarake dhe armatime.
Në këto luftime nga forcat vullentare të Lopsit ranë për të mos vdekur kurrë nëntë Dëshorë të Atdheut : Myrto Tafil Tafilaj,Manxhar Mane Sulaj, Kamber Sali Cekaj,Haxhi Muharrem Mustafaraj,Avdi Zenel Malaj,Qamil Sadik Memaj nga fshati Dhëmblan, Ali Rakip Llakaj,Lame Veli Lamaj nga fshati Salari dhe Halo Ismail Kërraj nga fshati Matohasanaj.si dhe mbetën të plagosur:Dule Dalan Myftaraj,Maze Meço Halilaj,Qamil Ali Varfaj,Selfo Meçe Meçaj, Fejzo Sinan Dalanaj nga Dhëmblani, Bajram Mehmet Skëndaj,Ismet Kapo Nanaj,Liko Adem Kokaj dhe Nazif Muço Qopekaj nga Salaria.
Lufta e Gribës ishte njē nga betejat më të përgjakshme e zhvilluar në shek.XX-të nga populli i krahinës së Lopsit,e cila për nga kohëzgjatja dhe pjesëmarrja e forcave e mjeteve,ishte beteja e parë luftarake me këto përmasa,jo vetëm në Lopës por në gjithë Jugun e vendit në vitet 1913 – 1914.
Lufta e Gribës përfundoi me sukses falë organizimit e drejtimit të përsosur dhe pjesëmarrjes masive nga gjithë popullit i krahinës së Lopsit,burra dhe gra,të rinj dhe të moshuar ku spikati si asnjëherë tjetër solidariteiti dhe vendosmëria e këtij populli për t’i mbrojtur me gjak e sakrifica këto troje të lashta mijra vjeçare Iliro -Arbërore.
Edhe pas betejës së 23-24 shtatorit 1914 në Malin e Gribës, forcat greke i vazhduan përpjekjet për pushimin e saj,por jo me të njëjtin intesitet,duke i përsëritur disa herë sulmet e tyre por ato u zbrspsēn me sukses nga forcat tona.Vetëm pas gjashtë muaj luftimesh,sulmesh e kundërsulmesh të dyanëshme forcat greke u thyhen përfundimisht duke pësuar humbje shumë të mëdha në forca e mjete,ndërsa rezervat materiale në prag të dimrit ishin drejt përfundimit.Nisur nga këto kushte Komandanti i Shtabit të Operacionit grek në Tepelenë,detyrohet t’i kërkoj Komandës së Lartë Greke në Athinë,që të tërheq forcat.
Ai më 8 dhjetor 1914 do t’u shkruante eprorëve të tij në Athinë:”Është e kotë të harxhojmë ushtri në Tepelenë.Dhëmblani nuk merret…”. Kështu përfundoi lufta e Gribës,e cila u perjetësua në këngë nga populli,i saj dhe do të përcillet me krenari brez pas brezi:”Dhëmblani në rrëzë mali/nuk e shkeli dot junani/se kishte zot vatani/Ismail Kaso kapedani.Mersin Meçe rahmet xhani/mbi treqind burra stërralli…”.
Nga mesi i muajit dhjetor 1914 forcat greke u tërhoqën plotësisht nga mali i Gribës dhe Tepelena.
Ne bijtë dhe nipërit e atyre burrave dhe grave heroike jemi krenar,për këtë qëndrim të lartë atdhetar dhe patriotik që mbajtën të parët tanë,duke sakrifikuar edhe jetën për të mbrojtur këto troje. Nderim,Lavdi dhe mirënjohje për jetë popullit të Krahinës së Lopsit,që me trimërinë dhe heroizmin e rrallë që treguan në Luftën e Gribës të vitit 1914, e kanë radhitur këtë krahinë,si njē ndër krahinat e vetme që nuk e shkel dot nga këmba e pushtuesve grek,ndaj Presidenti i Republikë e ka vlerësuar me titullin e lartë NDERI I KOMBIT!!
Marrë nga Librat e studiusve Veli Varfi, Dorjan Koçi dhe Xhafer Matuka



