Nga Ina Haxhija- SHBA
Kandidati i PS për Bashkinë Kukës, synon famën në Times Sq. New York
Jo, seriozisht tani, a e dini ju sa socialistë kanë kërkuar azil politik në USA 5 vitet e fundit, me pretendimin se janë demokratë të perndjekur nga PS?
E drejta e secilit për të bërë zgjedhjet e tij në jete dhe gjithmonë do t’i mbeshtes kundër regjimit të Edi Ramës, por këto shfaqje janë mediokre!
Pra, nje Safet që bëhet i famshëm në ekrane tik-toku dhe një tjetër që kërkon famë në ekrane marketingu.
Vesi del me shpirtin, por ka shumë tregues që nuk shkojnë me këtë situatë. Një ndër to, mbyllja e komenteve në postimin e kandidatit.



