Kulla e Vuksan Lekës ka pritur artistë, personalitete dhe publikun në kuadër të organizimit të Festivalit të Filmit kosovar.
Në festivalin e themeluar nga komuna e Tuzit, “Zgjoi” i Blerta Bashollit u bë filmi i parë që u shfaq në ekranin e kësaj kinemaje të improvizuar në hapësirë të jashtme.
Filmi që trajton jetën e Fahrije Hotit dhe grave të Krushës për rezistencën e tyre të pasluftës kur mbetën pa më të dashurit e tyre, u duartrokit nga të pranishmit, raporton rtk.
Festivalin e përuroi në edicionin e parë duke e hapur ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka.
Ishte sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj që iu uroi mirëseardhjen të pranishmëve.

