Është një ish-ushtarak, tashmë pensionist i cili ngre shqetësimin se në Poliklinikën e Fierit nuk po bëhen analizat mjekësore.
I kisha të planifikuara që prej datës 3 qershor shkruan ai, por ende sot, në fund të shtatorit, nuk po arrij që t’i kryej.
Kryeinfermierja thotë: “Nuk ka buxhet…,ndaj më lini nr.cel.dhe do t’u njoftojmë për t’i bërë analizat gjatë muajit Tetor!”
Ja reagimi i plotë i qytetarit:
Sot më datën 22.09.2023 kisha të planifikuar, qysh më datën 03 Qershor, për të bërë analizat e gjakut, në Poliklinikën e FIERIT. U paraqita herët në Poliklinikë, por zyra përkatëse ishte e mbyllur dhe me dhjetra qytetarë të tjerë me letra në dorë më thonë se:”nuk bëhen analizat sot”. Kontaktuam me k/infermieren dhe e pyesim për këtë anomali dhe ajo na përgjigjet:”nuk ka buxhet…,ndaj më lini nr.cel.dhe do t’u njoftojmë për t’i bërë analizat gjatë muajit Tetor!” Kush mban përgjegjësi në këtë shtet për këtë çthurje dhe çorganizim total në sektorin e shēndetsisë!!!




