Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e kërkuara në Kodin zgjedhor.
Ne jemi të hapur për çdo përmirësim, për çdo zgjidhje që e bën Kodin Zgjedhor, Reformën Zgjedhore më transparente, theksoi ai.
Nga fjala e tij për mediat:
Ne jemi të hapur për çdo përmirësim, për çdo zgjidhje që e bën Kodin Zgjedhor, Reformën Zgjedhore më transparente dhe njëkohësisht që u jep mundësi qytetarëve të zgjedhin në mënyrën më të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre dhe padyshim nuk duhet të harrojmë asnjëherë se problemi kryesor nuk është thjesht Kodi, nuk është thjesht legjislacioni.
Problemi kryesor është pikërisht kapja e shtetit dhe e gjithë institucioneve përfshirë edhe atyre zgjedhore nga ky regjim.



