Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar.
Lajmin e bën me dije Presidenti Begaj me postimin e mëposhtëm në rrjetet sociale:
“Kënaqësi të takohesha me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar.
Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”



