Personi që shihni në foto është efektivi i policisë së repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi, i cili u qëllua me armë zjarri në rrugën “Hysen Xhura” në kryeqytet.
Efektivi u qëllua me plumb në bark gjatë ndjekjes së një personi për të cilin kishte informacion se lëvizte i armatosur.
Kujtojmë se policia ka publikuar emrin dhe foton e autorit, i cili është Klerent Bozhanaj
Efektivi i Policisë është transportuar për në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, policia ende nuk ka mund të arrestojë autorin e ngjarjes, i cili dyshohet se është larguar me një makinë.
Policia gjithashtu ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim për atë që do jap informacion të saktë për vendodhjen e të kërkuarit.

