Aktivisti i njohur, Prof. Sazan Guri ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për çështjen e shumëpërfolur të “Syrit të Kaltër” dhe interesimit të shtetit italian për të marrë ujin e burimit unik shqiptar.
Në përgjigje, shkruhet qartë se pala shqiptare është gati për zbatimin e këtij projekti.
Mbas marrjes së përgjigjes, Guri ka reaguar në rrjetet sociale duke ju drejtuar skeptikëve me shprehjen: ” ju që më shumë ju pëlqen gjumi se lëvizja, ju që doni më shumë indiferentizmin se kërkesa më elemtare çfarë do thoni!?.”
Reagimi i plotë i tij:
Erdhi më në fund përgjigjja se për Syrin e kaltër ose marrja e ujit të tij tashmë ndodhet në kushte projekti dhe normalisht pas pak në kushte zbatimi.
Ata gjithmonë janë 10 hapa para nesh, edhe kur bëjmë hapin e parë ne dyshojmë – dale mos nuk është e vërtetë, dale me ngadalë se Qeveria gjithmonë (s) ka të drejt, edhe kur ja ngul popullit të vet.
Po tani ju skeptikët, ju që më shumë ju pëlqen gjumi se lëvizja, ju që doni më shumë indiferentizmin se kërkesa më elemtare çfarë do thoni!?.
Çfarë do bëjmë ose çfarë duhet të bëjmë?


