Shenjat dhe simptomat shoqëruese të hipotiroidizmit variojnë në varësi të nivelit të mungesës së hormonove. Ndër simptomat e para që vihen re janë ndjesia e lodhjes dhe shtimi në peshë, e jo pak herë ndodh që pacientët të mendojnë që janë simptoma të moshës. Duke qenë se hormonet e tiroides marrin pjesë në metabolizëm, hipotirodizmi çon në ngadalësimin e metabolizmit dhe si rrjedhojë në shfaqjen e shenjave dhe simptomave më të dukshme ndër të cilat mund të përmendim:
Lodhje
Ndjesi të ftohti (kanë shumë ftohtë)
Kapsllëk
Lëkurë e thatë
Shtim në peshë
Fryrje në fytyrë
Ngjirje e zërit
Dobësi muskulare
Nivel i lartë i kolesterolit në gjak
Flokë të hollë
Rrahje të ulëta të zemrës
Depresion
Në rast mostrajtimi dhe mosdiagnostikimi në kohë të kësaj patologjie shenjat dhe simptomat shoqëruese vijnë duke u përkeqësuar gradualisht.
Dr. Eugerta Avdulaj/ Shenjat e Hipotiroidizmit…

Leave a comment Leave a comment