Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se bashkimi i operatorëve “PNI-2001” & “G & K” & “GeoENG” & “ABKONS” janë fituesit e kontratës që parashikon studim projektimin e aksit rrugor Elbasan-Lekaj.
Këta operator janë shpallur fitues me një ofertë sa 91% e fondit limit.
Kujtojmë se, ky aks është pjesë e Korridorit VIII dhe kompanitë ofruan 75 milionë lekë për këtë shërbim teksa do të kenë 22 muaj kohë për të zbatuar kontratën.
Rruga do të ketë një gjatësi të përafërt rreth 40 km.



