Vjeshta u kthye te stoli ynë përsëri
Me ditën e malluar e vetminë e natës!
Ti mbete i mërguar, në ç’vend s’e di
Në cilin kontinent, në ç’pjesë të hartës!
Gjethja e zverdhur në stol vjeshtën priti
Me të prita dhe unë, gjatë, pritje pa orar!
Në udhën e tyre stinët s’e ndryshuan ritin
Vetëm ti s’u ktheve, ku dhamë puthjen e parë!



