Vëllezër bashkë
Buzëqeshur më pret Joni dhe k’të verë,
Edhe bregu bukur më pret mua,
Kujtimet e vitit që shkoi u pëlqejnë,
Më ndjejnë, më ndjejnë që i dua.
Si vendlindjen time i dua,
Siç e dua fort Arakodrën,
Dhe Vlorën, Korçën, Tetovën,
Prizrenin, Prishtinën dhe Shkodrën.
Se jam aty me vëllezërit,
Në k’të det të bukur pa kufij,
Prej Shkupit, Pejës e Gjilanit,
Gjithkush është i lirë të vijë.
Festë është çdo ditë vere,
Shqiptarë mblidhemi ngado,
Ëndrra e hershme është kryer,
Është një Shqipëria, Po, Po!
28-8-2023
Breg-Jon
Valë vallëzuese
E bardhë mbeç vala e Jonit!
Se unë erdha vetëm për pak,
Për një vallëzim me ty erdha,
Dhe prap po iki, jam ikanak.
Eh valë ti vallëzon kaq bukur,
Krahëve hidhesh më ledhaton,
Si një ëndërr e mbetur diku,
Kujtesën thellë ma ngacmon.
E bardhë mbeç vala e Jonit!
E bukur valë përgjithmonë,
Pse e magjishme je për mua,
Takimi tjetër nuk vonon!
1-9-2023 Breg-Jon

