Po, po, përmallur për vendin tim, aty ku balta është më e ëmbël se mjalta…
Përtej dritares së avionit të linjës Stamboll-Tiranë po shikoja një imazh të kuq që më jepte ndjesinë e pistës së aeroportit “Nënë Tereza”. E pastaj, ndërsa dëgjoja kapitenin të thoshte se kishim lënë pas qytetin e bukur të Shkupit dhe po fluturonim mbi Korab…
Errësira e thellë dhe e ftohtë e natës mbështillte ethshëm këtë fashë të kuqe që sfumonte nuanca të Onufrit e projektonte në retinën e syve të mi institiktivisht qytetin 2400 vjeçar të Beratit.
Për një moment mendova se mbase një mëndje krijuese novatore kishte dashur të suprizonte vizitorët e radhës dhe t’u uronte mirëseardhjen në tokën e Shqiponjave.
Uau !!! Uau !!! Sa bukur mendova !!!
Emri i aeroportit, shumë bukur, emri i një engjëlli, emri i një shenjëtore dhe ky spektakël dritash që më krijonte idenë e një flamuri të madh gjigand e madhështor.
Flamurit tonë kombëtar, Flamurit më të bukur në botë.
Shpejt e morra veten nga kjo dallëdisje Frojdiane dhe arrita të kuptojë se gjithçka ishte aty në mëndjen time të përmalluar për baltën e pluhurin nga i cili unë isha krijuar.
E ndërsa do të zbritja e shkelja atë truall të dashur, këmba ime do mbështetej në shkëmb e do të rëndonte ashtu rëndë në vendin e vetë.
Ishte thjeshtë një iluzion.
Ishte një lojë që malli, distanca dhe koha bënte me shqisat e ndjenjat e mia.
Sidoqoftë, fuqimisht besoj se dikush mbase e dëgjonë këtë ide që mëndja ime përçartur e në kllapi nga malli për Shqipërinë pati dhe aplikon të surprizojë turistët që shkelin këtë truall hyjnor.
Do të ishte një ide brilante që do të uronte në mënyrë unike e spektakolare mirëseardhjen çdo vizitori në tokën e shqiponjave.
Kjo është një pjesë nga një lloji i veçantë i të mbajturit shënim përshtypjeve dhe shprehjen e ideve e mendimeve konstruktive për ta bërë atdheun tonë Shqipërinë më të bukur.
në vazhdim me shënimet e mbresat e radhës…
to be continued. …..
~ Pjesë nga cikli :” I have a dream for Albania ”
10 Gusht 2023 Shqipëri



