Kjo bazuar në ligjet: 4251/2014 dhe 4332/2015
ZBATIMI I DISPOZITAVE TE LIGJIT 4332/2015
Ne daten 4 Gusht u publikua qarkorja nr 28 e Ministrise se Brendeshme ne te cilen jepen sqarime per zbatimin e ligjit 4332/2015. Theksoj se ne kete qarkore permblidhen vetem sqarime ne lidhje me dispozitat e ketij ligji qe kane te bejne me ndryshimet dhe te rejat ne Kodin e Emigracionit dhe Integrimit Social. Ndersa persa i perket dispozitave per nenshtetesine e emigranteve te brezit te dyte pritet nje tjeter qarkore ne ditet e ardhshme.
Me poshte paraqiten disa nga ndyshimet dhe te rejat me te rendesishme, te cilat i kam postuar edhe me pare, duke shtuar edhe sqarimet e qarkores ne fjale.
NDRYSHIMET NE KODIN E EMIGRACIONIT
Nje nga ndryshimet me te rendesishme qe parashikon ligji i ri eshte mundesia per rilegalizimi te gjithe atyre personave qe kane humbur ligjshmerine e qendrimit vitet e fundit gjithashtu edhe e prinderve (kryesisht e nenave) te cilet kane lindur femije ketu ne Greqi.
A. Leja e qendrimit per arsye te jashtezakonshme nga Administrata e Decentralizuar (ish Periferia)
Ligji i ri parashikon krijimij e nje kategorie te dyte leje qendrimi per arsye te jashtezakonshme ku organi kompetent per shqyrtimin e kerkesave dhe dhenijen e kesaj leje eshte Administrate e Decentralizuar (ish periferia) dhe jo Drejtoria e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine.
Kush perfiton kete leje qendrimi?
Dy jane kategorite e emigranteve te cilet kane te drejte te pajisen me kete leje qendrimi:
1- persona te cilet kane patur qofte edhe nje leje qendrimi perfundimtare (οριστικό τίτλο διαμονής) e cila ka skaduar brenda 10 vjecarit te fundit dhe vertetojne me dokumena te ndryshem se kane krijuar lidhje te forta me vendin duke beret e domosdoshem qendrimin e tyre ne Greqi.
2- persona qe kane patur te pakten 5 vjet qendrim te ligjshem ne 10 vitet e fundit. Ne kete rast 5 vitet e qendrimt te ligjshem ne Greqi vertetojne krijim e lidhjeve te forta me vendin pra nuk kerkohen dokumenta te tjere per te vertetuar kete gje.
Kushtet qe parashikohen per perfitimin e kesaj leje jane:
1- liber shendeti personal ose familjar. Ne rast mungese te librit te shendetit jepet mundesia per blerjen e diteve te punes me qellim rinovimin e tij. Per proceduren e blerjes se diteve te punes Ministria do degoje sqarime pas komunikimit me Sekretarine e Pergjithshme te Sigurimeve Shoqerore.
2- takse-pagese (παράβολο) 300 euro.
Ne rast se i huaji ploteson te gjitha keto kushte gjate dorezimit te kerkeses atehere ai pajiset me vertetim “blu”
Kjo leje qendrimi eshte 2 vjecare.
Kerkese me vete dorezon edhe bashkeshortja/i pavarsisht se me pare mund te kishte leje qendrimi per bashkim familjar.
Gjithashtu dorezohet nga prinderit edhe kerkese per femijet minorene pavaresisht se si dhe kur kane erdhur ne Greqi dhe ku kane lindur.
Aplikimet per rastet me siper fillojne ne daten 30 Shtator.
SHUME E RENDESISHME:
Te gjithe ata persona qe plotesojne kushtet e mesiperme dhe nderkohe kane aplikuar ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine u jepet mundesia te bejne doreheqje (παραίτηση) nga shqyrtimi i kerkeses dhe te dorezojne kerkese te re ne Administrate e Decentralizuar (ish periferia), pa paguar takse-pagese (παράβολο) tjeter. Deri ne daten 30 Shtator dorheqja behet ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine, ndersa pas kesaj date ne Administraten e Decentralizuar (ish periferia). Theksoj se doreheqja nuk eshte e detyrueshme dhe dikush mund te zgjedhe te prese vendimin e Drejtorise se Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine. Ajo qe perfiton nga dorheqja eshte pajisja me vertetim “blu” menjehere pas dorezimit te kerkeses se re ne Administrate e Decentralizuar (ish periferia).
KUJDES: Para se dikush te kryej kete veprim pra te beje doreheqjen, eshte mire qe te interesohet dhe te sigurohet nga sherbimi kompetent i Administrates te Decentralizuar (ish Periferia) qe kerkesa e re qe do dorezoje ploteson te gjithe kushtet qe ligji parashikon sepse ne rast se kerkesa e re nuk aprovohet e vetmja mundesi qe do kete me pas per legalizim eshte te aplikoje perseri ne Ministrine e Brendeshme ne Athine pasi nga aplikimi i pare ka bere doreheqje.
B. Leja e qendrimit per arsye te jashtezakonshme nga Drejtoria e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine.
Te gjithe ata persona te cilet nuk plotesojne kushtet per leje qendrimi per arsye te jashtezakonsheme nga Administrata e Decentralizuar (ish Periferia), pra nuk kane patur qofte edhe nje leje qendrimi te vetme brenda 10 vjecarit te fundit, vazhdon te ekzistoje mundesia per aplikim ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine.
Kush perfiton kete leje qendrimi?
Dy jane perseri kategorite e emigranteve te cilet kane te drejte te aplikojne per kete leje qendrimi:
1- persona te cilet jane pajisur me vize hyrje ne Greqi te pakten 3 vjet para dorezimit te kerkeses.
2- persona te cilet vertetojne me dokumenta te ndryshme publike apo private qe jetojne ne Greqi prej te pakten 7 vitesh ne menyre te vazhdueshme dhe pashkeputje (nga 10 qe ishte me ligjin e meparshem).
Kushtet qe parashikohen per perfitimin e kesaj leje jane:
1- takse-pagese (παράβολο) 300 euro
2- cfaredolloj dokumenti publik apo privat ne baze te se cilit vertetohet krijimi I lidhjeve te forta ne Greqi duke e beret te domosdoshem qendrimin ne vend.
Nese i huaji gjate dorezimt te kerkeses ploteson kushtet formale atehere ai, pavarsisht se nuk pajiset me vertetim “blu”, nuk mund te debohet nga Greqia deri sa te dale vendimi, pra ne cdo kontroll te mundshem nga organet policore nuk mund te mbahet por lihet i lire. Fakti qe ai mbrohet nga debimi (απέλαση) shenohet ne vertetimi qe ai mer me dorezimin e kerkeses.
Theksohet se kohezgjatja e kesaj leje behet 2 vjet nga 1 qe eshte me ligjin e tanishem.
SHUME E RENDESISHME per te gjithe ata persona te cilet kane aplikuar me ligjin e meparshem ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine per leje qendrimi per arsye te jashtezakonshe dhe detyrimisht vertetimi qe kane mare nuk permend faktin e mbrojtjes nga debim. Ne keto raste qarkorja ne fjale sqaron se organet policore para se te nxjerin vendim per debim (απέλαση), duhet te komunikojne me kete Drejtori me qellim konfirmimin nese personi ploteson kushtet formale per marjen e lejes. Nqs kushtet plotesohen atehere organet policore nuk mund te nxjerin vendim debimi (απέλαση).
C. Leje qendrimi per prinderit qe kane lindur femije ne Greqi
Nje ndryshim tjeter shume i rendesishem qe sjell ligji i ri eshte mundesia per legalizim i prinderve te cilet kane lindur femije ne Greqi. Ne kete menyre zgjidhet nje problem shumvjecar kryesisht per nenat te cilat jetonin ne menyre te paligjshme kur nderkohe bashkeshorti dhe femijet ishin te pajisur me leje qendrimi.
Konkretisht parashikohet qe ne rastet e lindjes se femijeve ne Greqi deri ne momentin qe ligji hyri ne fuqi nga prind i cili jeton me leje qendrimi, atehere prindi tjeter mund ti jepet leje qendrimi pa plotesuar kushtet e bashkimit familjar. Kjo do te thote qe te gjithe ata prinder kryesisht nena qe kane lindur femijet ketu do kene mundesi legalizimi duke mare leje qendrimi per bashkim familjar pa u dashur te pajisen me vize nga konsullata ose ambasada greke ne Shqiperi dhe pa u kerkuar te kene ta ardhura vjetore.
Theksoj se ligji ben fjale per prinder qe do te thote qe nuk perfitojne vetem nenat por edhe baballaret ne rastet, megjithese te pakta, kur nena eshte ajo qe ka leje qendrimi dhe patjeter femijet kane lindur ne Greqi.
Kushtet qe parashikohen per perfitimin e kesaj leje jane:
1-hyrja e prindit ne Greqi me cdo menyre te lighshme apo jo
2-qendrim I vazhdueshem deri ne momentin e aplikimit
3-lindje te femijes ne Greqi deri ne daten e publikimit te ligjit para deri ne 9-7-2015
4-ibreze shendetsore familjare nga bashkeshorti/ja. Per arsye se entet e sigurimit per nxjerjen e librezes shendetsore kerkojne qe personi te jetoje I ligjshem ne Greqi, qarkorja parashikon qe ne keto raste do pajisen te interesuarit fillimisht me vertetim blu dhe me pas do dorezojne librezen si dokument plotesues.
5-takse-pagese (παράβολο)
Kohezgjatja e kesaj leje eshte e njejte me ate te bashkeshortit/es, ndersa ne rastet kur ata kane leje qendrimi pa kufi, 10 vjecare, afatgjate (επί μακρόν) ose te brezit te dyte (δεύτερης γενιάς) leja do jete 2 vjecare.
Per kohen e fillimit te aplikimeve per kete kategori ligji nuk parashikon shtyrje si ne rastin e aplikimeve per leje qendrimi per arsye te jashtezakonshme pra teorikisht fillojne qe nga data qe ligji hyri ne fuqi (9-7-2015) Si do qofte sherbimet kompetente nuk pranonin kerkesa per arsye te disa problemeve teknike ne sistemin elektronik dhe pritjes te qarkores te Ministrise.
SHUME E RENDESISHME: Ashtu sic u permend edhe me siper edhe ne kete rast te gjithe ata persona qe plotesojne kushtet e mesiperme dhe nderkohe kane aplikuar ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine u jepet mundesia te bejne doreheqje (παραίτηση) nga shqyrtimi i kerkeses dhe te dorezojne kerkese te re ne Administrate e Decentralizuar (ish periferia), pa paguar takse-pagese (παράβολο) tjeter. Deri ne daten 30 Shtator dorheqja behet ne Drejtorine e Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine, ndersa pas kesaj date ne Administraten e Decentralizuar (ish periferia). Theksoj se doreheqja nuk eshte e detyrueshme dhe dikush mund te zgjedhe te prese vendimin e Drejtorise se Emigracionit ne Ministrine e Brendshme ne Athine. Ajo qe perfiton nga dorheqja eshte pajisja me vertetim “blu” menjehere pas dorezimit te kerkeses se re ne Administrate e Decentralizuar (ish periferia).
KUJDES: Para se dikush te kryej kete veprim pra te beje doreheqjen, eshte mire qe te interesohet dhe te sigurohet nga sherbimi kompetent i Administrates te Decentralizuar (ish Periferia) qe kerkesa e re qe do dorezoje ploteson te gjithe kushtet qe ligji parashikon sepse ne rast se kerkesa e re nuk aprovohet e vetmja mundesi qe do kete me pas per legalizim eshte te aplikoje perseri ne Ministrine e Brendeshme ne Athine pasi nga aplikimi i pare ka bere doreheqje.
D. Leja e qendrimit e brezit te dyte (δευτερης γενιάς – neni 108 i Kodit te Emigracionit)
Ne lidhje me kete kategori ligji i ri parashikon qe per aplikimin dhe perfitimin e kesaj leje nuk eshte me e nevojshme qe i huaji te jetoje i ligjshem ne vend.
Deri sot ne te gjitha ato raste kur i huaji kishte lindur ose kishte perfunduar me sukses te pakten 6 klase ne shkolla greke dhe qendronte ne menyre te paligjshme nuk mund te aplikonte per leje qendrimi te brezit te dyte por duhej me pare te dorezonte kerkese dhe te pajisej me leje qendrimi 1 vjecare per arsye humane. Me ndryshimin qe sjell ligji i ri kjo gje nuk do jete me e nevojshme dhe te gjithe ata persona qe plotesojne kushtet per leje qendrimi te brezit te dyte pra kane perfunduar me sukses te pakten 6 klase ose kane lindur ne Greqi mund te aplikojne menjehere, pavarsisht nese nuk kane leje qendrimi ne momentin e aplikimit.
Gjithashtu nje ndryshim shume i rendesishem ne lidhje me lejen e qendrimit te brezit te dyte eshte edhe mosha e perfundimit te 6 klasave e cila nga 21 vjec shkon ne 23.
E. Leja e qendrimit e banorit afatgjate (επί μακρόν διαμένοντος)
Αfati per perfitimin e statusit te banorit afatgjate me te ardhura vjetore te reduktuara pra 8500 euro per 2 vitet e fundit, shtyhet deri ne 31 Dhjetor 2015.
Legalizimin i prindërve të cilët kanë lindur fëmije në Greqi.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHEM
1. dy fotografi me ngjyra, edhe ne forme digitale pra ne CD
2. fotokopje e pashaportes aktuale ne fuqi (te gjitha faqet)
3. fotokopje te pashaportave te vjetra te cilat ishin ne fuqi ne daten e lindjes se femijes (te gjitha faqet) ose cfaredolloj dokumenti tjeter qe verteton qendrimin e vazhdueshem ne Greqi nga data e lindjes se femijes.
(Kujdes, nuk duhet te kete mungesa nga Greqia me shume se 6 muaj ne vit kjo gje vertetohet nga vulat e hyrje-daljeve ne pashaporte)
4. takse-pagese (παράβολο)
5. libreze shendeti e bashkeshortit/es
6. leje qendrimi e bashkeshortit/es
7. deklarate solemne (υπεύθυνη δήλωση) qe nuk ka ndryshuar gjendja familjare
8. deklaraten e te ardhurave te bashkeshortit/es per vitin e fundit
9. certifikate familjare e legalizuar nga Minstria e Jashtme Shqiptare dhe Ambasada ose Konsullata Greke si dhe e perkthyer ose nga Ministria e Jashtme Greke ne Athine ose nga avokat qe ka te drejte per perkthime sipas ligjit.
10. leja e qendrimit e femijes/ve te lindur ne Greqi. (Nqs femija nuk ka akoma atehere dorezohet njekohesisht kerkese edhe per ate)
Leja për bashkim familjar
Vendimi ministror përcakton dokumentacionin që kërkohet për lejen e qëndrimit për bashkim familjar:
– Formulari i aplikimit,
– 2 (dy) fotografi aktuale, në format pasaporte, të arkivuara edhe në trajtë elektronike (CD) dhe në formatin JPEG 2000.
– Kopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme.
– Kopje të lejes së qëndrimit të personit kujdestar, e vlefshme dhe të paktën dy vjeçare.
– Çertifikatë lindjeje e fëmijve në Greqi, deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015 (që u miratua në korrik të këtij viti).
– Dëshmi se banon në Greqi pas lindjes së fëmijve.
– Siguracion të ngjashëm me të personit kujdestar.
– Taksa (paravolo) që paguhet në mënyrë elektronike, me vlerë 300 euro.
KATEGORIA I
– Perfitimi i nenshtetesise greke per arsye te lindjes ne Greqi
1. Kerkese-deklarate e perbashket e prinderve (formulari jepet nga sherbimi kompetent)
2. Fotokopje e certificates greke te lindjes se femijes (ληξιαρχική πράξη γέννησης)
3. Certifikate martese e prinderve (nese jane te martuar). Ne rastet kur femija ka lindur para marteses se prinderve do kekohet dokumentacioni perkates per njohjen e femijes.
4. Fotokopje e lejes se qendrimit te prinderve
5. Vertetim per kohen e qendrimit te ligjshem 5 vjet para lindjes se femijes per njerin te pakten prej prinderve. (Ky vertetim nuk eshte i nevojshem ne rastet kur qendrimi i ligjshem mud te vertetohet nga sisitemi elektronik i lejave te qendrimit te Administrates se Decentralizuar)
6. Fotokopje te perkthyera te pashaportave te prinderve
7. Vertetim nga drejtoria e shkolles fillore per rregjistrimin ne klasen e pare dhe vazhdimin e saj ose kur kerkesa dorezohet mbas perfundimit te klases se pare dhe ne vazhdim, vertetim per ndjekjen dhe perfundimin e te gjitha klasave nga ajo e para deri ne momentin e aplikimit.
8. Takse-pagese 100 euro.
KATEGORIA ΙΙ
– Perfitimi i nenshtetesise greke per arsye te studimit ne shkolla greke
1. Kerkese-deklarate (formulari jepet nga sherbimi kompetent)
2. Certifikate lindjeje. Nese i huaji ka lindur ne Greqi mjafton cerifikata greke e lindjes (ληξιαρχική πράξη γέννησης)
3. Fotokopje e lejes se qendrimit
4. Fotokopje e pashaportes
5. Vertetim per kryerjen me sukses ose 9 klase ne total te arsimit fillor dhe te mesem ose te 6 klasave te arsimit te mesem. Vertetimi leshohet nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Fillor dhe te Mesem (Περιφερειακή Διεύθυνση Πρωτοβάθμιας και Δευτεροβάθμιας Εκπαίδευσης)
6. Deklarate solemne (υπεύθυνη δήλωση) per helenizimin e emrit dhe mbiemrit nese i huaji deshiron dhe me kusht qe te jete mbi 18 vjec.
7. Takse – pagese 100 euro.
KATEGORIA ΙΙI
– Perfitimi i nenshtetesise greke per arsye te dipllomimit nga Universitetet greke (AEI ose TEI)
1. Kerkese-deklarate (formulari jepet nga sherbimi kompetent)
2. Certifikate lindjeje. Nese i huaji ka lindur ne Greqi mjafton cerifikata greke e lindjes (ληξιαρχική πράξη γέννησης)
3. Fotokopje e lejes se qendrimit
4. Fotokopje e pashaportes
5. Fotoκopje e dipllomes te shkolles se mesme (απολυτήριο λυκείου)
6. Fotokopje e dipllomes te shkolles se larte, AEI ose TEI
7. Deklarate solemne (υπεύθυνη δήλωση) per helenizimin e emrit dhe mbiemrit, nese i huaji deshiron.
8. Takse – pagese 100 euro.
(SHENIM: Cerifikatat nga Shqiperia duhet te jene te legalizuara nga Ministria e Jashtme Shqiptare dhe Ambasada ose Konsullata Greke, dhe te perkthyera ose nga Ministria e Jashtme ne Athine ose nga avokat i cili njeh gjuhen shqipe dhe ka te drejten per perkthime sipas ligjit.)



