NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    10 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    13 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ GREVË , PROTESTË … EDHE NË SOCIALIZËM!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ GREVË , PROTESTË … EDHE NË SOCIALIZËM!

Neutrale
Last updated: 2023/09/14 at 8:59 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

(…në respekt të natyrshmërisë së minatorëve të Selenicës!)

Nuk hezitoj fare, për tu bashkuar me imazhin që minatorët janë njerëz të njëllojtë, në tërë botën. Siç s’druhem të përsëris se e pranoj thënien që “përderisa ekzistojnë minierat, njeriu mbetet edhe më tej i pa respektuar”, le ta ketë thënë këtë gjeniu i së keqes, Revolucionit të Tetorit, V. I. Lenin.

Megjithatë, po gëzohesha në mënyrë fare të veçantë, teksa udhëtonim për në Valiasin e ngritur në grevë ’91. Kishte edhe arsye më shumë të cilën kryeredaktori i “Zëri i Rinisë”, s’mund ta dinte.
S’mund ta dinte, ai dhe shumëkush në kryeqytet: grevë kishim bërë edhe më herët, në Selenicë, në kohën më të rreptë të monizmit.

Për të qenë korrekt, greva ka ndodhur me siguri përpara vitit 1983, vit kur u nisa për student. Sigurisht jo si kjo, Valias 1991, jo me këto kërkesa, por padyshim ishte protestë. Asnje gazetë, as “Rinia”, jo më “Zëri I Popullit” apo “Bashkimi”, nuk mund ta njoftonin. Edhe po ta merrnin vesh, s’do ta shkruanin, edhe sikur tërë shqiptarët ta dinin!
As unë që isha në Selenicë, as te “Zëri I Vlorës” nuk shkrova për të…

Çfarë ndodhi në Selenicë?
Pak kohë më parë, në secilin sektor të minierës kishin instaluar njësi për karikimin e baterive të llambave të punonjësve të nëntokës. Kështu, nisën t’i merrnin llambat aty, vetëm pak minuta përpara zbritjes nëntokë. Aty edhe i dorëzonin, kur dilnin nga galeritë, në fund të turnit.
Ky shërbim, ishte pritur shumë ngrohtë. Me mirenjohje.
Deri atëherë, për të marrë llambat, punonjësit e nëntokës duhet të bënin rreth një orë rrugë më këmbë për të arritur në Pusin Qendror, pikë e vetme për tërë minierën. E pa-arsyeshme, e mundimshme, keq edhe për shëndetin, sidomos në dimër, bëhej në mbyllje të turnit, sidomos për ata të ndërresës së dytë, në mesnatë: të lodhur, të njomur e të djersirë, u duhej të bënin atë goxha rrugë, e pastaj edhe një orë tjetër rrugë pasi ta dorëzonin llambën atje, të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ndaj dhe Mirënjohja e minatorëve për hapjen e pikës së karikimit në cdo sektor, ishte e natyrshme, njerëzore.

Befasisht, “për jo-leverdi ekonomike”, u njoftua se do ktheheshin në praktikën e mëhershme. Llambisteritë në sektorët…do mbylleshin!

Zhgënjimi, mos-arsyeja, fyerja, vendimi pa i pyetur, mos-ngeja për të biseduar me nëntokësorët, mbi shpatullat e të cilëve ngrihej gjithçka, tensionoi situatën.
Pa asnjë organizim, njerëzit e morën ngarkesën vetiu, thjesht duke e vuajtur, duke e dëgjuar ankesën e heqjen në shpirt, duke dëgjuar tjetrin dhe folur me veten.
Pasi ia ke dhënë një liri, sado të vogël, dikujt, aq më shumë masave të gjera, zor se ua ndalon dot atë…

Minatorët e lanë punën!
Thuhej gjithnjë se ai pellg zhavorri/qymyri/sere/bitumi, shfrytëzohej prej shekujsh; në muzeun e qytetit kishte dokumente arkivorë prej Plinit e Platonit antik, deri nën italianen SIMSA, se me këtë bitum ishin shtruar rrugët e Parisit, por nuk thuhej ajo që shihej me sy të lirë, çdo ditë, prej të gjithëve: nuk thuhej që rruga Selenicë – Vlorë s’ishte shtruar! (Këtë fjali guxuan t’ia thoshin kandidatit të parë për deputet socialist të zgjedhjeve pluraliste 1991, Muhamet Kapllanit, që ishte…ministër i Jashtëm!)

Por kthehemi te Greva dikur: Kurrë s’kishte ndodhur të rebelohej. Kurrkush s’guxoi ta quante grevë! Por ndodhi pikërisht një “grevë”!

Refuzimi për të filluar punën, pa u ri-kthyer pikat e karikimit të llambave në sektor, ishte i pa zakonshëm, i pa marrë me mend, i pa-ngjarë. Në radhët e minatorëve të Selenicës kishte ende individë të gjeneratës, mbase si kujtesë fëmijërie sillnin “kohën e Italisë”. Punëtorët italianë të SIMSA-s kishin zhvilluar grevë në Selenicë.

Kurrë s’shkohej ndërmend prej shqiptarëve, aq më pak nën socializëm. Nën pushtetin e tyre popullor, grevë?!

Ja që u ngriten. Nuk e quajtën grevë, kurrsesi rebelim, por kjo nuk pengoi të ndodhte.
Tërë punëtorët e sektorit KUME, ku punoja edhe unë, ishin aty, te hyrja e galerisë. Nuk pranonin të shkonin t’i merrnin llambat në Qendër. Propaganda dhe presionet për tua kthyer mendjen, me të gjithë mënyrat, për t’i ndarë e hapërdarë, nuk dha rezultat. Tërë sa po ndodhte ishte diçka krejt e re.

Më kujtohet mirë, sot e kësaj dite, vë buzën në gaz: solidariteti, ankesa publike, kundërshtimi bëhej për një të drejtë elementare, krejtësisht të qartë, megjithatë aq e vështirë të kërkohej.
Socializmi rezultoi aq i brishtë, pikërisht për ato arsye që e shfaqnin të fortë, të çeliktë…

Pa e vënë re, pa e kuptuar, isha ndodhur në midis atyre që ishin “Kundër” dhe atyre “Pro” për tu kthyer në punë. (Po, pra kishte …gjithnjë gjenden ca që janë Pro qeverive, pro pushteteve…edhe atë ditë!)
Sigurisht nuk isha mes “Pro-ve”, grevëthyesve-me gjuhën e sotme, atëherë nuk thirreshin kësisoj. Por as kollaj s’ishte të bashkoheshe me ata që ngulnin këmbë se llambisteria duhet të kthehej aty, në sektor. Edhe pse, thuajse të gjithë, e konsideronin të pa-drejtë, të pa-arsyeshme, fyese, heqjen e llambisterive prej sektorëve, se as punës nuk i shërbente, as shëndetit të njerëzve të nëntokës.

Ato kohë, me raport mjekësor disa mujor, punoja në sipërfaqe, jo nëntokë, pra nuk isha përdorues I llambave, formalisht nuk kisha rastin të thosha “nuk zbres nëntokë”, nuk ma kërkonte kush këtë. Shpirtërisht isha me “Kundrat”, por…isha edhe Myrtaj, po!
(E dija këtë, nuk e harroja kurrë. Se nuk ma harronin…Edhe kur nuk ma thoshte kush në sy, me zë, ndjehej çdo moment. Në fillimet në minierë, dikush nga thuajse/moshatarët e mi aty, në KUME, në mbledhjen e organizatës së Rinisë (S. Dh. e M. B.), më propozuan për sekretar të organizatës së rinisë aty. Mbeta pak në bosh, s’dita si të reagoja. Më ndihmoi përgjegjësi i turnit, P.T., që ishte edhe korrekt me perkatesine partiake, në ato që tha:
“Faruku është djalë i mirë, por le të mos nxitohemi…”
Isha unë që e ndihmova ndihmën e tij: “Unë vazhdoj të kërkoj shkollë. S’kam si e lë në mes detyrën e sekretarit të Rinisë, nëse më del e drejta për studime të larta!” Këto fjalë u mjaftuan të gjithëve.)

Në rastin e kësaj lloj greve, s’ishte aspak kollaj ta shpallje këtë qëndrim. As edhe duke u gjendur mes të ‘dy palëve’. Më e bukura, më ngatërruesja: s’kisha vënë re se afër meje, edhe ai në pozicionin midis, gjendej Vladimir Balluku! Po, “djali i armikut të popullit Beqir Balluku!” I pakursyeri, i urti deri ne madheshti, ne pune!

Nuk do kisha marrë vesh gjë prej gjëje për këto rastësi, po të mos më kishte ardhur nga pas kushëriri im, Mynyr Gargaj. E dija fare mirë që ishte me Kundra-t, edhe pse kandidat partie, por me zë të ulët, më foli tjetër gjë te veshi:
“Bëj pak më anash, se dukesh sikur je me Lad Ballukun!”

S’pata kohë ta gëzoja këtë shaka të kushos sim.
Një zë tjetër, të tillë gjende kudo, iu drejtua drejtpërdrejtë Ladit.
“Edhe ti Kundër je, Vladimir Balluku?”
“Unë shkoj atje ku doni ju! Kush pyet për mua të ziun..!”

Plasi një e qeshur valë-valë që, së paku, dukjen e zbuti.
Greva, për mrekulli dhe thjesht dinjitet njerëzor, pa asnjë shtysë apo inspirim politik (le të kujtojmë se midis tyre kishte jo pak minatorë me partishmëri, komunistë të vjetër), u mbyllë me sukses.
Llambisteria u rikthye aty, në secilin sektor…
Valiasi 1991, natyrisht ishte tjetër gjë. Për atje po shkoja…

(vijon në librin “Scripta Manent”, në proces…)

Neutrale September 14, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
10 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
13 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?