Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Ruensa Haxhine, e njohur më së shumti si Enca.
Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjell kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër.
Asaj iu gjetën para pak ditësh 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës, por avokatët u shprehën se, ajo i ka mbjell veç për kuriozitet
Gjykata ka caktuar sot ndaj Haxhiaj masën ‘detyrim paraqitje’.
Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

