NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
    16 hours ago
    Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
    19 hours ago
    Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
    19 hours ago
    Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
    20 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mitro Çela/AUTOÇENSURA IME…Pse nuk kam botuar libër për Azem Hajdarin
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
Të tjera
EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
Politikë
Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
Kryesore Politikë
Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
Kryesore Politikë
Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mitro Çela/AUTOÇENSURA IME…Pse nuk kam botuar libër për Azem Hajdarin

Neutrale
Last updated: 2023/09/13 at 10:13 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Më 10 shtator 1999.

Shkova në shtëpinë e Azem Hajdarit, së bashku me Besnik Mustafain.

Shtëpia është më shumë se një muzeum.

Foto. Libra.

Kompjuteri.

Djali i vogël, që nuk ka mbushur vitin, të kujton më shumë se kushdo babain, sepse edhe emrin e ka Azem.

Fatmira kur mendon për shkollën e Kirit në Francë, ëndërron të jetë një Azem i dytë.

Po vajza?

Besniku:- Vazhdon të shkruash?…

Ajo:- Po…

Besniku:- Kur të mbarosh ndonjë cikël me vjersha, dua t’i lexoj…

Ajo:- Nuk bëj më vjersha.
Po shkruaj kujtime për babin…

Ishte një bisedë e thjeshtë, që për një çast më ngacmoi.

Por vetëm një çast, sepse duke vështruar disa foto të vjetra, biseda e Besnikut me vajzën e Azemit, më doli nga mendja.

Vetëm kur u ktheva në shtëpi truri im u vu në lëvizje.

Si e tha Rudina?

Si shkruan?

Çfarë mund të shkruajë një adoleshente!?

Raporti midis vajzës dhe babait…

Eskili…

Kompleksi i Edipit…

Krimi.

Si e parafytyron një fëmijë ndëshkimin?

Hapa kompjuterin.

Nisa të shkruaj me mendjen tek vogëlushja:

Ishte një ëngjëll që më nxiti idenë për të bërë një libër për Azem Hajdarin…

Një pjesë të shënimeve i kam botuar, të shpërndara në kronika të ndryshme.

Nuk më pëlqyen të shpërndara, ndaj i bashkova.

Shto ujë e shto miell dhe janë bërë nja 100 faqe.

Po më tej?

Nuk është kaqë e lehtë që ato që shkruan ti botosh në një libër!…

Të pengon autoçensura…

Pse ka autoçensurë në demokraci?

Unë do të dëshëroja të “imitoja” librin e Fan Nolit

“ Betoveni dhe revolucioni”.

Noli shkruan se Betoveni, më i madhi i muzikantëve që ka nxjerrë bota,

ishte i shëmtuar, shurdh,

pijanec,

qeflli grash,

pedofil,

kurnac,

vuante nga sifilizi…

Siç tregon vetë Noli, një kritik i paska thënë:

“ Pse duhet të “pikturosh” antiportretin e Betovenit? Ai është gjeni…”

Noli i është përgjigjur: “Po të mos kishte Betoveni “antiportertin si muzikant”, ndoshta botës do ti mungonte sinfonia numër nëntë!”…

Pas Dhjetorit ’90 së bashku me Azemin kemi ndënjur ditë e netë të tëra.

Kemi shkuar disa herë në Romë dhe Athinë.

Jo rrallë, të dy kemi pirë sa jemi bërë “thumb”!…

Pse, mund të pijë një Hero si Azemi, mund të më qërtoi ndonjë militant?…

Unë, siç dihet, kam dobësi për bjondet edhe pse jam i martuar më një ezmerkë!

Kur ishim të dy na kalonte ndonjë bjonde e kolme, koka më vinte vërdall si “lule dielli”.

Azemi më thoshte: “Nuk je pa shije, skuth!”…

Pse mund të bisedoi për femrat një Hero si Azemi, do të vërë kujën ndonjë demokrat i orëve të para!…

Një burrë i mirë, në vitin 1999-të donte të bëntë një libër për Azemin.

I thashë se duhet të takonte edhe Arben Imamin, Neritan Cekën, Genc Pollon, Maks Haxhinë a Arben Likën…

Ata kanë shumë kujtime të bukura nga jeta e Azemit.

-Je në vete,- më tha! Ka mundësi një Hero si Azemi të ketë pasur miqësi me “tradhëtarë” të tillë të PD-së!…

Po unë pse nuk e botoj librin?

Fatkeqësia qëndron brenda meje:

-Pena ime nuk mund të “matet” me kollosin e letrave shqiptare, me Nolin e madh, që të “guxoj” ta përshkruaj Azemin

si student i ardhur nga një provincë e largët,

si politikan,

si tribun,

si qytetar,

si njeri i zakoshëm,

si djalë me vese.

Ndaj edhe një pjesë e mirë e shënimeve për Azem Hajdarin “flenë” në kompjuter!…

Presin kur të më “dali lepuri nga barku”, kur të “pushkatoj autoçensurën”, dmth…

kur lexuesit të kuptojnë se Herojtë e Demokracisë si Azem Hajdari nuk kanë asgjë të përbashkët me herojtë e realizmit socialit:

Të bukur,

të gjatë,

gjithë muskuj,

trima,

të mënçur,

filozofë,

të “virgjër” nga çdo ves…

si personazhet e librit sovjetik: “Si u kalit Çeliku!”…

    Shpërndaje këtë artikull
    Facebook Twitter Email Print
    Leave a comment Leave a comment

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Opinion

    Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
    2 years ago
    Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
    2 years ago
    Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
    2 years ago
    Ad imageAd image

    Të fundit

    Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.
    16 hours ago
    EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike
    16 hours ago
    Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!
    19 hours ago
    Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…
    19 hours ago
    Fyerja ndaj Vokshit/ Grupi Parlamentar i PD-së, kërkon përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë nga seancat plenare
    20 hours ago

    Mbyllja e Spitalit të Tepelenës – një tjetër hap drejt braktisjes së Jugut.

    EPP Women dënon sulmin e Ballës ndaj Vokshit në Parlament: Nuk ka vend për seksizëm në institucionet demokratike

    Belind Këlliçi/ Sa herë Belinda mohon përfitimet, aq herë ajo akuzon direkt Edi Ramën!

    Sot dorëzoi detyrën/ Balluku: Gjuha kocka nuk ka e kocka thyen. Jam e nderuar dhe krenare…

    //

    Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

    • Advertise with us
    • Newsletters
    • Deal

    Katekorite

    • BUSINESS
    • POLITICS
    • TECH
    • HEALTH

    Regjistrohu për buletinin tonë

    Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


      NeutraleNeutrale
      Follow US

      © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

      Removed from reading list

      Undo
      Neutrale
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Lost your password?