Janë betuar ditën e sotme në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë Rama, emrat e të cilëve u miratuan një ditë më parë në Parlament.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë u emërua Ervin Mete, ndërsa u largua nga ky pozicion ministrja Delina Ibrahimaj, e cila do të drejtojë ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Në krye të Ministrisë së Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Albana Koçiu, ndërsa Ogerta Manastirliu do te jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit.
Është betuar Igli Hasani, i cili do të jet drejtues i ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Anila Denaj si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit.
Është betuar Arbjan Mazniku si Ministër i Pushtetit Vendor.



