Po lexoja një shkrim për rrëzimin me puç ushtarak të dinastisë Bongo nga drejtimi i Gabonit.
Omar Bongo që ndryshonte fe sipas qefit, betohej në Zot se do luftonte korrupsionin. Kur kapej duke vjedhur deklaronte se nuk i lexonte shkresat që i vinin përpara, për te firmosur, miqtë e tij.
Pas viteve ’90 kur regjimet moniste në lindje ranë krijoi opozitë fallco dhe blente “kundërshtarët”.
Me paratë e grabitura nuk linte personalitet ndërkombëtar pa korruptuar.
Ndonëse çdo përkim, me diktatorin e këtij vendi me 2.5 milionë banorë është rastësor, ai qëndroi 40 vjet në pushtet dhe më pas ia la trashëgim të birit
Andi Bushati

