Një fëmijë i moshës 2-vjeç, ndodhur në çerdhen nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.
Por i mituri ka humbur jetën në spital.
Njoftimi:
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital”, tha policia.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



