Kjo nuk asht’ aspak Shkodër pozitive, e as Shkodër për t’u krenu’!
Kjo pamje ku ka mbeturina mjaftueshëm edhe për rrugën edhe për kuajt serviret në Unazën Perëndimore të Shkodrës. Pavarësisht se nuk është në qëndër (edhe pse mbeturinat ndodhen në çdo cep e rrugë të qytetit) pamja nuk është aspak ajo çka duhet të ofrojë një qytet turistik me trashëgimi të pasur historike e kulturore!
#ShkodërePastër ka kenë një ndër premtimet kryesore të kandidatit për kryebashkiak, premtim I cili pavarësisht propagandës foto e video, ka dështuar!
Këtë nuk e them unë…këtë e kena pa’ dje e shohim sot të gjithë nëpër Shkodër, në Velipojën turistike, në çdo lagje, në çdo rrugë e aks kryesor, dytësor apo tretësor…Pastërtia është detyrim ndaj banorit dhe ndaj turistit!
Kjo nuk është pamje që i ka hije Shkodrës, kryeqendrës së Veriut Shqiptar!







