NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    15 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    18 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    2 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: BSH:”Mbi 830 milion euro u futën në Shqipëri në vetëm në 3 muaj”. Nga erdhën…?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

BSH:”Mbi 830 milion euro u futën në Shqipëri në vetëm në 3 muaj”. Nga erdhën…?

Neutrale
Last updated: 2023/09/10 at 9:13 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Sipas Bankës së Shqipërisë vetëm në këto 3 muajt e verës kanë hyrë në qarkullim në sistemin bankar plotë 830 milion €.

Në raportin e fundit mbi politikat monetare Banka e Shqipërisë i ka dedikuar një analizë të gjatë faktorëve që qëndrojnë pas nënccmimit të euros në tregun financiar vendas. Si edhe më herët, analiza këmbëngul mbi faktin se trendi i forcimit të lekut ka nisur prej vitesh dhe vjen si pasojë e performancës pozitive të ekonomisë shqiptare.

Në analizë Banka e Shqipërisë i referohet kornizës teorike që njihet si Pariteti i Pambuluar i Normave të Interesit (PPNI), i cili e shikon ecurinë e kursit në bazë të tre variblave. Së pari, Diferenca midis normave të interesit në lekë dhe në euro. Një rritje e diferencës midis kthimit të ofruar nga instrumentet financiare në lekë ndaj atyre në euro, do të rriste interesin për të kursyer në lekë dhe do të rezultonte në forcim të kursit nominal të këmbimit. Së dyti, ecuria e primeve të kërkuar nga investitorët, si kompensim për rrezikun e ndërmarrë nga investimi në monedha të ekonomive më pak të stabilizuara.

Në kontekstin e analizës sonë së Bankes tonë Qendrore, një rënie e primeve të rrezikut sjell forcim të kursit të këmbimit dhe, anasjellas, një rritje e tyre sjell dobësim. Dhe së treti, konvergjenca e ekonomisë shqiptare në terma të çmimeve (e rrjedhimisht të produktivitetit dhe të të ardhurave), me partnerin tonë kryesor tregtar: Eurozonën. Në teori, thotë Banka e Shqipërisë, një trend më i shpejtë konvergjence, i mbështetur nga rritje të produktivitetit dhe përmirësime strukturore – pra të qëndrueshme – të pozicionit të jashtëm të ekonomisë, do të absorbohet nëpërmjet forcimit të kursit nominal të këmbimit dhe jo nëpërmjet një niveli më të lartë inflacioni.

Arsyeja kryesore e forcimit të shpejtë të kursit të këmbimit të lekut, nënvizon Banka e Shqipërisë, është dinamika e trendit real të kursit të këmbimit dhe reduktimi i primeve të rrezikut. Të dy këta faktorë duket se diktohen nga përmirësimi strukturor i bilancit të jashtëm të ekonomisë shqiptare, përmirësim i cili ilustrohet me tre tregues:
– Deficiti i llogarisë korrente ka pasur një trend të qartë rënës gjatë kësaj periudhe, nga niveli 7.7% i PBB në vitin 2021 në nivelin 6.0% në vitin 2022 dhe – më tej – në 3.1% në tremujorin e parë të vitit 2023. Ky përmirësim është diktuar nga rritja e kërkesës së huaj për shërbimet shqiptare të turizmit. Flukset hyrëse të turizmit arritën nivelin e 2.8 miliardë eurove në 2022 dhe të 624 milion eurove në tremujorin e parë të vitit 2023, duke përshpejtuar ndjeshëm normat e rritjes. Paralelisht me to, remitancat kanë ardhur në rritje, duke siguruar prurje valutore rreth 833.7 milionë euro në 2022 dhe 213.7 milionë euro në tremujorin e parë të vitit aktual;
– Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) arritën në nivele të larta historike prej 1.3 miliardë euro në vitin 2022, me një rritje 33.0%, dhe mbetën të larta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2023.

– Në të njëjtën linjë, dhe po aq e rëndësishme raporti i financimit të deficitit të llogarisë korrente ka ardhur në rritje. IHD-të janë më shumë se të mjaftueshme për të financuar të gjithë deficitin korrent dhe për të rezultuar në tepricë valute në treg. Për vitin 2022, ky raport qëndroi në nivelin 111.7%, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit në 195.2%.
“Këto zhvillime nënkuptojnë se flukset hyrëse të valutës në vend kanë qenë më të larta se ato dalëse duke krijuar tepricë oferte për valutën në treg, çka ka krijuar premisa për mbiçmim të vazhdueshëm të monedhës vendase”, konkludon në analizë Banka e Shqipërisë.

Neutrale September 10, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
13 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
14 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
15 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
18 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
2 days ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?