Ai u vra, atë natë vetëtimash pasi mbi të u shkrehën qindra plumba kallashnikovi (inventar i policisë së shtetit) plumba që para se të binin mbi trupin e Liderit të Levizjes Studentore kaluan mbi gjoksin e Besim Çeries, simbolit të besnikërisë njerëzore.
Njeriut që dha jetën e tij për të mbrojtur simbolin e lirisë, besimit dhe shpresës, AZEMIN tonë, lajmëtarin e Lirisë dhe Demokracisë.
Të martën me 12 Shtator, ne dishepujt e Azemit,të atij Dhjetori Historik, por edhe ndjekësit e tij ndër vite, ja kemi borxh Liderit tonë, por edhe Besimit, një përkujtim dinjitoz në këtë përvjetor të 25 të ikjes së tyre për në amshim.
Ndaj të gjithë le ti bashkohemi aktiviteteve që Grupimi ” Dhjetor ’90” ka organizuar në këtë përvjetor.




