Moraitis ishte 63 vjeç kur mjekët në Amerikë e diagnostikuan me kancer në mushkëri në vitin 1976.
Mjekët gjykuan se ishte tepër vonë për trajtimin e tij.
Simbas tyre, ai kishte vetëm 6 muaj para se të vdiste.
Moraitis nuk donte të besonte këtë fakt dhe vendosi të vizitohej te më shumë se një mjek, por për fat të keq të gjithë ranë dakord që ai do të vdiste pas 6 ose 8 muajsh. .
Moraitis iu dorëzua pjesërisht kësaj rrethane dhe mori një vendim që familjarëve ju duk jo normal.
Ai vendosi të kthehej në shtëpinë e tij të origjinës, në ishullin Ikaria në Greqi për të jetuar pjesën tjetër të jetës.
Kujtojmë se Ikaria është ishulli mitik, ku u rrëzua nga fluturimi Ikari, biri i inxhinierit të mitologjisë, Dedalit.
Moraitis bleu një fermë, ndërtoi një shtëpi dhe ju rikthye mënyrës së të ushqyerit tradicional mesdhetar.
Ai konsumonte argument, bajame, limona, fiq, rrush, mish dhie, peshk dhe pinte verën e vendit.
Kalonte ditëtme miqtë e tij të vjetër dhe kaluan 6 muaj, viti i parë, i dyti dhe i treti pa vdekur!!
Përkundrazi, Moraitis mbeti derisa mbushi moshën 90 vjeç dhe vendosi të kthehej në Amerikë për t’u treguar mjekëve për gjendjen e tij, por arriti të zbulojë se të gjithë mjekët që e diagnostikuan gjendjen e tij kishin vdekur..
Moraitis mbeti gjallë deri sa ai mbushi 102 vjeç dhe vdiq nga ataku i zemrës!
Shkëputur nga shkrimi i NYT: “Ikaria, ku njerëzit harrojnë të vdesin”

