Vijmë nga histori të pa shkruara ende
dhe nisim të vetëshkruhemi në tabelat e jetës .
Ngjyrat e shkronjave, janë të rëndësishme
Gri, të verdha, të zeza.
Momente të ngrira vuajtjesh dhe gëzimi
Disa herë, ja dalim të ngrihemi, të fluturojmë.
Disa herë të tjera jo
Telajot mbushen me ngjyrat e çasteve.
Në sfond,
na buzëqesh dhe një Xhokondë gënjeshtare
Një pikturë që piktori e bëri vetëm për ne.
Në shtresëzimet e saj
ka dhe njerëz të panjohur
ndërsa tryeza, është e mbushur me njerëz.
Piktura është e përhumbur !
Piktura pikturon veten
Në shtresëzimin e ri
unë pikturoj vetëm portretin tim të shpenguar.
Ngrihu pra..
Shiko përtej tabllos
Ke akoma kohë për të përzgjedhur ngjyra !



