Nga dr. Shefqet Deliallisi
Një nga pasuritë më të medha që ka qyteti Elbasanit është kurora e gjelbëruar me ullinj shekullorë që rrethon qytetin. Veç të tjerash kjo ullishtë shërben edhe si “mushkri” që mbron Elbasanin nga ndotja…
Kush dhe Kur i ka mbjellë këta ullinj shekullorë ?
Ja çfarë shkruan për këtë Mid’hat Frasheri, në ditari e tij “Gjashtë javë në Shqiperi,” Shënime udhetimi, në vitin 1909 gjatë qëndrimit në Elbasan :
“Mbrëmanet, bashkë me një mik, bëj një shëtitje të vogël në Elbasan. Për fat të keq s’ka ndonjë vend afër qytetit ku të vejë e të dëfrejë pakë njeriu. Ne marrim udhën e varreve të krishtera, se ky vend ka një bukuri të vërtetë; shkojmë nga arrat dhe më gjysmë ore arrijmë në një vend me drurë, me gjelbërime; më anë tjatër ngrihen brigjet mveshur me ullinj, ullishta të bukura bërë në mote se tani më s’është vënë as një rrënjë fare; bota këtu mendon se gjithë këta drurë të bekuar janë vënë prej venecianëve…”

