Më 9 Shtator 1946, 77 vite më parë, në Postribë të Shkodrës u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.
Në nderim të guximit të malësorëve pjesëmarrës në këtë akt sublim dhe heroik, Grupimi “Dhjetor ’90”, i studentëve protagonist në ngjarjet që përmbysën komunizmin ka dërguar sot një përfaqësi në aktivetin përkujtimor në Postribë.
Me porosi të ing. Ajet Ramcaj, Kryetar i Grupimit “Dhjetor ’90” një përfaqësi e tyre ka udhëtuar sot drejt Shkodrës.
Av. Arben Muça, Sekretar i Përgjithshëm i Grupimit, Sekretari organizativ, ing. Jakup Vogli dhe dr.shkencave Ardian Elezi, anëtar kryesie, në emër të Lëvizjes studentore kanë vendosur një kurorë te memoriali i heronjve të Postribës.

