“Lëvizja e Postribës” me 9 shtator 1946 do t’i tregonte regjimit të asaj kohe se Shkodra nuk pranon përkuljen ndaj një sistemi diktatorial I cili synonte t’i vidhte tokat dhe të kolektivizonte popullatën. Postribasit do revoltoheshin dhe do sulmonin kazermat e ndërtesat qeveritare. Kjo lëvizje do rezultonte e pa suksesshme në arritjen e qëllimit të rreth 200 kryengritësve, ndërsa pasojat do ndiheshin në ditët në vijim kur fshatarët do pushkatoheshin, në grumbuj me gjyq e pa gjyq dhe pasojat në njerëz do të ishin fatale! S’po ndalem më në historinë e asaj kohe sepse shkodranët e njohin historinë e asaj revolte e cila prej viteve 90′ kur do të hynte demokracia në Shqipëri, do përkujtohej çdo vit nga Partia Demokratike Shqiptare.
Në kujtim të kësaj ngjarje, Partia Demokratike lokale dhe ajo qëndrore çdo vit kanë organizuar aktivitetin përkujtimor të kësaj date. E në fakt një partie, që në themelet e ekzistencës së Saj ka demokracinë dhe lirinë, I takon të përkujtojë çdo ngjarje që ka lënë gjurmë në historinë e demokratizimit të vëndit përmes kundërshtive të shprehura me revoltë apo kryengritje ndaj një sistemi diktatorial.
Sot bashkia socialiste, e cila mori Shkodrën përmes vjedhjes dhe presionit e që pretendon se theu një bastion të PD-së po tenton të pronësojë edhe ngjarjet të cilat në gjithë këto vite nuk I ka patur në vëmendjen dhe listën e Saj të përkujtimit.
Benet Beci socialisti I demokratizuar (vetëm në rastet kur I nevojitet) ka vendosur të përvetësojë aktivitetin përkujtimor të 9 shtatorit duke organizuar dhe duke ‘nderuar’ atë ngjarje me vendosjen e kurorës me lule tek monumenti ne qendër të Postribës!
Z.Beci, pavarësisht se ‘shitet’ edhe si demokrat, në fakt është përfaqësues I Partisë Socialiste. Të marrësh përsipër të organizosh një aktivitet anti-komunist është një provokim I hapur që I bëhet komunitetit të Postribës…”Vrasësi që vajton të vrarët”…
Postribakët u ngritën në revoltë ndaj regjimit komunist, trashëgimtare e të cilit është Partia Socialiste të cilit z.Beci I përket. Pavarësisht se tenton herë pas here të “lajë duart si Ponc Pilati” duke e shfaqur veten si demokrat, fakti është kokëfortë…z.Beci I përket Partisë Socialiste dhe ka ardhur në pushtet nën siglën dhe emrin e Saj.
Partia Socialiste, asnjë vit më parë nuk e ka nderuar këtë datë historike, asnjëherë më parë eksponentë të PS-së nuk kanë marrë pjesë në aktivitetet përkujtuese të kësaj ngjarje. Z.Beci ishte deputet vitin e shkuar, pse nuk u kujtua të vendoste kurorë me lule ne aktivitetin e vjetshëm, pse nuk u nda nga ‘tufa’ socialiste dhe të shfaqej tek monumenti, meqë e paska aq për zemër lëvizjen anti-komuniste të Postribës?
Postriba nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që ky aktivitet të përdhoset dhe të përdoret për arsye të përfitimit personal të një individi, e sidomos të një kryetari bashkie të majtë I cili dëshiron të reklamojë veten si një figurë respektuese ndaj të djathtëve. Z.Beci nuk mund të ‘shesë’ veten si kryebashkiaku I të majtëve e të djathtëve në një kohë që po bën kërdinë në largimet nga puna të demokratëve dhe presioneve që po ushtron përmes të besuarve të Tij tek punonjësit e djathtë duke I detyruar të japin dorëheqjen.
Prezenca e z.Beci si socialisti I parë që merr përsipër të organizojë një aktivitet mbi 9 shtatorin është një provokim I hapur ndaj Postribës dhe simbolikës që përfaqëson kjo datë në historinë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.
Organizimi I këtij aktiviteti I takon Partisë Demokratike siç ka bërë në gjithë këto vite. Beci dhe Partia që Ai përfaqëson duhet të heshtin dhe të jenë inekzistentë siç kanë qënë përgjatë këtyre 32 viteve në përkujtimin e 9 shtatorit 1946 që do shënonte lëvizjen e parë anti komuniste në Shqipëri!


