NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Fier/Grupi i Bashës i dorëzon zyrën PD-së. Deputeti Baçi: Vlerësim maksimal, per miqte dhe kolegët tanë demokrat.
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr.Ilir Allkja/AI BËN DIALIZË, KA NEVOJË PËR TRANSPLANT….
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr.Ilir Allkja/AI BËN DIALIZË, KA NEVOJË PËR TRANSPLANT….

Neutrale
Last updated: 2023/09/09 at 6:11 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Që fëmijë e kam dëgjuar shpesh këtë togfjalësh, dhe kisha bindjen se nga veshkat vuajnë persona të vjetër në moshë.
Por kjo bindje mu rrëzua ndërsa punoja mjek familje, në vitet e para të eksperiencës time kam trajtuar një vajzë të re, vetëm 24 vjeçe e cila kryente dy herë në javë dializë.
Vuante nga insuficienca (pamjaftueshmëria) kronike e veshkave, dhe fatkeqësisht kjo sëmundje e mori shumë shpejt.

Por çfarë funksioni kanë dhe përse sëmuren veshkat?

Shumica prej nesh lindin secili me dy veshka, por ka nga ata që lindin me më shumë se dy hera herës ka persona që lindin vetëm me një veshkë.
Funksioni i veshkave është filtrimi i gjakut. Ata pastrojnë gjakun, largojnë toksinat dhe ujin e tepërt. Ata gjithashtu bëjnë një sërë gjërash të tjera duke përfshirë balancimin e elektroliteve, na ndihmojnë të mos jemi anemikë dhe luajnë rol kyç në shëndetin e kockave.

Funksionin e veshkave

Ju ftoj të mendoni një filtër ajri kondicioneri, i cili punon pa ndërprerje.
Me kalimin e kohës ai do mbushet me papastërti, të cilat e bëjnë atë të bllokohet. Do t’ju duhet ta pastroni ose të merrni një filtër të ri, apo jo?
Detoksifikoni atë në njëfarë kuptimi, kur mendoni për një filtër tipik.

Veshkat janë shumë më komplekse se kaq, ata nuk janë thjeshtë një filtër, por ato përbëhen nga enë gjaku, nerva, etj.
Pra, ju nuk detoksifikoni ose thjesht zhbllokoni një veshkë, ashtu siç do të bënit një filtër tipik.

Pa dashje e diku me dashje shikoj plot informacione të ndryshme në internet, që premtojnë se do të detoksifikojnë ose do t’ju bëjnë një pastrim të shpejtë të veshkave tuaja në këtë apo atë mënyrë.
Shoh që shumë prej tyre e thjeshtojnë shumë këtë proces dhe disa prej tyre janë në të vërtetë informacione false, thjesht komerciale, që duan t’ju marrin ca para e kaq…

Shëndeti i veshkave
Edhe pse shumica e njerëzve lindin me dy veshka, në fakt ju duhet vetëm një veshkë funksionale për të jetuar mbi 100 vite, mjafton të jetë e shëndetshme.
Kjo është arsyeja pse, nëse je një person i shëndetshëm, mund të dhurosh një veshkë dhe ajo veshkë që ke funksionon për mrekulli dhe bën punën e dy veshkave.

Ka njerëz që lindin me sëmundje të caktuara si lupus, ose zhvillojnë diabetin në moshë të re. Dhe ka disa gjëra që mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave si FSGS, nefropati IgA, një sërë gjërash, që nuk janë për fajin tuaj.

Por shumë nga gjërat që shkaktojnë sëmundje të veshkave janë në të vërtetë të parandalueshme ose të menaxhueshme të paktën.

Shkaqet e dështimit të veshkave

Shkaqet kryesore të dështimit të veshkave janë:

➡️diabeti
➡️ tensioni i lartë i gjakut.
➡️ dehidratimi
➡️helme të ndryshme
➡️disa lloj medikamentesh

Fatmirësisht të gjithë këto faktorë janë të parandalueshëm dhe të menaxhueshëm.

Shumë e rëndësishme për të mbajtur veshkat tuaja normale është që të keni një dietë të shëndetshme.

Pra, ushqimet që konsumojmë mund të na ndihmojnë të kemi veshka që filtrojnë më mirë. Është mënyra e mirë e jetesës që i ndihmon veshkat tuaja të filtrojnë më mirë.

Dëmtimi i veshkave është shpesh i pakthyeshëm, kështu që njerëzit që nuk kujdesen për veshkat e tyre mund të përballen me rreziqe të konsiderueshme shëndetësore që rezultojnë në dializë apo edhe transplantim të veshkave.

Do duhet që të evitohen kënaqësitë e zakonshme në jetë (në të vërtetë të dëmshme) , për të shpëtuar nga vuajtjet e dializës.

Çfarë zakonesh e ushqimesh shkatërrojnë veshkat?

1. Kripa
Mbingarkesa e natriumit çon në rritjen e presionit të gjakut, gjë që mbingarkon veshkat tuaja.

Ushqime të tjera të zakonshme me përmbajtje të lartë natriumi që mund të fshihen në frigoriferin tuaj janë:
⛔️Supa të konservuara
⛔️ Mishra të përpunuara si sallam, proshutë, qofte, salcice
⛔️ Picat e ngrira
⛔️ Patatet e skuqura, krakerat, gjevrekët.
⛔️ Erëzat si ketchup, salcë BBQ, salcë soje
⛔️ Salcat për sallatë
⛔️ Ushqime turshi si tranguj, domate, ullinj, panxhar etj
⛔️ Perime të konservuara

2. Ëmbëlsirat
Sheqeri gjendet në shumicën e ushqimeve, natyral dhe i përpunuar. Frutat janë një burim i sheqerit natyral, i cili ofron shumë vitamina dhe minerale që trupi ynë ka nevojë. Megjithatë, janë ushqimet me sheqerna të shtuara që priren të jenë të ulëta në shkallën e vlerës ushqyese. Mund të habiteni por erëzat, buka dhe ushqime të tjera të lehta përmbajnë gjithashtu sheqer të shtuar.

3. Pijet industriale.
Është vërtetuar se pirja çdo ditë e dy ose më shumë pijeve industriale të gazuara ose jo, dietike ose të rregullta, mund të rrisë rrezikun për sëmundje kronike të veshkave. Pijet e gazuara dhe ato energjike kanë qenë të lidhura me formimin e gurëve në veshka.

4. Produktet e mishit dhe qumështit
Dietat e pasura me proteina shtazore nga mishi dhe produktet e qumështit mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave, sepse ato mund të jenë shumë të vështira për t’u metabolizuar. Kjo vendos një barrë të rëndë mbi veshkat, duke e bërë të vështirë për ta eliminimin e produkteve të mbeturinave. Një dietë e pasur me proteina mund të shkaktojë ose përkeqësojë problemet ekzistuese të veshkave. Përveç kësaj, studimet tregojnë shumë përfitime shëndetësore nga largimi nga një dietë me bazë shtazore drejt asaj një diete bimore. Ushqimet bimore shumëngjyrëshe janë fuqi ushqyese dhe mund të parandalojnë sëmundjet kronike të veshkave.

5. Kafeina
Kafeina e cila gjendet në kafe, çaj, sodë dhe ushqime gjithashtu mund të shkaktojë një tendosje në veshkat tuaja. Kafeina është një stimulues, i cili mund të shkaktojë rritjen e qarkullimit të gjakut, tensionin e gjakut dhe stresin në veshka. Marrja e tepërt e kafeinës ka qenë gjithashtu e lidhur me gurët në veshka.

Dyshoni se keni probleme me veshkat tuaja?
Kryeni një vizitë kontrolli, më mirë kot se sa plot!

Faleminderit që më lexuat!

Dr. Ilir Allkja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
4 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
9 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
10 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
11 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
23 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?