Në çdo fushatë elektorale dhe jo vetëm kam takuar fizikisht dhe elektronikisht të njohur apo të panjohur.
Kam qënë pjesë aktive e mbrojtjes së votës thuajse në çdo nivel komisioni zgjedhor përjashto KQZ-në.
E kam parë përballë rrezikimin, tjetërsimin e vullnetit të votuesit shqiptar.
Vota e emigrantit me postë do ishte absulutisht e tjetërsuar dhe asnjëherë e vertetë derisa të arrijë në Shqipëri.
Së pari emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet demokratike sinqerisht nuk arrijnë ta shohin drejt ne sy realitetin e proçesit zgjedhor shqiptar.
Së dyti qeveria shqiptare e ka të provuar që nuk ka as deshire dhe as vullnet të realizoje zgjedhje te lira e të drejta.
Kësisojë vota e emigranteve me postë dhe me ndonjë mekanizem tjeter do jetë e pabesueshme, pa shanse te jetë reale.
Të nderuar emigrantë të derdhur nepër rrugët e botës sakrifikoni një dite për atdheun, duke ardhur dhe votuar në qendrën tuaj të votimit në Shqipëri!????????
#VOTAËSHTËESHENJTË????????????✌️



