Pyetje : Të gjtha yndyrnat në ushqime janë të dëmshme?
Nuk është e vërtetë se të gjitha yndyrnat janë të dëmshme. Nuk ka dyshim se yndyrnat e saturuara, që ndodhet me shumicë në qumështin e pa skremuar, gjalpë ose mish, dhe në margarina, ndikojnë në koagulimin brenda arterieve duke u bëhrë shkak për sëmundje të zemrës, goditje të trurit, dhe shumë probleme të tjera. Por gjithashtu nuk duhet injoruar fakti se llojet e tjera të yndyrnave, ato të monoinsaturuara dhe poliinsaturuara, që gjënden në vajin e ullirit, dhe vajrat e tjerë bimorë, produkte bimore dhe peshk, bëjnë mirë për zemrën.
Pyetje : Pse është i mirë vaji i ullirit?
Vaji ullirit përmban 7% yndyrna omega 6 që janë të shëndetshme mbasi mbajnë të holluar gjakun, përmirësojnë funksionin e hormoneve dhe funksionin imunitar të organizmit si dhe paksojnë inflamacionin. Studimet kanë treguar se njerëzit në vendet mesdhetare, që konsumojnë shumë vaj ulliri, kanë risk më të ulët për sëmundje të zemrës (ndonëse kjo mund të jetë dhe shkak i përdorimit të shtuar të zaravateve).
Vaji ullirit është yndyrë e monoinsatoruar, prandaj dhe gjatë gatimit ndikohet më pak nga nxehtësia për tu kthyer në yndyrë të rrezikshme “trans”, si vajra të tjerë(vaji lulediellit).
Pyetje : Meqenëse vaji i ullirit dhe vajrat e tjera bimore bëjnë mirë për shëndetin mund t’i përdor pa kufizim?
Së pari duhet të kihet parasysh se çdo yndyrë duhet të përdoret në sasi të moderuar. Përjashtim nuk bën as vaji i ullirit, ndonëse sigurisht është më i shëndetshmi, sidomos lloji extraverxhine.
Vajrat bimore janë yndyrna të preferuara krahasuar me yndyrnat shtazore, por marrja e tepërt e tyre siguron kalori të tepërta dhe shtim në pëshë. Prandaj dhe duhet të përdoren në sasinë e duhur dhe të monitoruar.

