Sa më shumë lexon për kuantet aq më shumë e kupton sa i paditur je!
Një nga zbulimet më të medha të shekullit të fundit ishte zbulimi i kuanteve të cilat nuk mund të shihen, të preket, të shijohet, të dëgjohet e as të nuhatet.
Gjithashtu kuantet nuk mund të kapen, të maten, të përcaktohen dhe as nuk mund të parashikohen me instrumentat që kemi sot në dispozicion por vetem të fotografojmë gjurmët.
Me zbulimin e kuanteve përfundoi epoka e besimit materialist të njerëzimit dhe filloi epoka e vetëdijes kuantike.
Vetëdija kuantike nënkupton unitetin e shpirtit, të mendjes dhe të trupit si pjesë ose si vazhdim të botës fizike. Esenca e shpirtit, mendjes dhe e trupit të njeriut janë një, janë kuantet, janë energji e informata. Shpirti i njeriut është pjesë e pandashme e shpirtit kozmik, ose embrion i shpirtit të Zotit.


