Foto e mëposhtme që po qarkullon në media dhe rrjete sociale është shkrepur mbi digën e liqenit Artificial në Tiranë.
Ngjarja konsiderohet e çuditshme mbasi kalimi i automjeteve mbi digën e Liqenit Artificial është i ndaluar dhe lejohen vetëm këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.
Fotot tregojnë një “BMW” luksoze pa targa e cila është përplasur me muret mbrojtëse të digës.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë Rrugore.
Fotot nga vendngjarja janë postuar në Facebook nga pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci, i cili ka hasur në këtë skenë që në orët e para të mëngjesit.
Me ironi ai i drejtohet ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
“Ministrit të Brendshëm që ka passion të takojë turistët, nuk i kërkojmë asgjë më shumë veccse të skedojë të gjithë ata me precedent në timon, të shikojë pak këtë punën e kuajve fuqi të makinës dhe mirësisht kërkojmë të bëjë ccmos që makinat mos të na fluturojnë në ballkon, pa në rrugë e dimë që na ruan Zoti”, shkruan Goci.





