Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot pjesëmarrësit e festivalit ndërkombëtar NEWBORN Kosova.
Është vetë Presidentja Vjosa Osmani e cila ka shkruar:
“Sot në Presidencë prita pjesëmarrësit e festivalit ndërkombëtar NEWBORN Kosova, ku po marrin pjesë rreth 300 artistë ndërkombëtarë nga 9 shtete të botës. Vallëzimi ka fuqi transformuese dhe paraqet vlerat e traditës, miqësisë, gëzimit dhe unitetit”





