E nxorrën të plagosur nga një shpellë në Lasith -Kretë.
Vajza e re u gjend në një thellësi prej më shumë se dy metrash në shpellën shkëmbore
Gjithçka nisi kur 19-vjeçarja me origjinë nga Çekia vizitoi shpellën dhe gjatë ecjes rrëshqiti dhe mbeti e plagosur, për pasojë nuk mundi të vazhdonte më, shkruan neakriti.gr.
Menjëherë është thirrur ndihma, ku në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundur ta nxjerrin nga një thellësi prej mbi dy metrash, por me shkëmbinjë të thepisur.
19-vjeçarja është transportuar në spitalin zonal.