NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    2 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    6 days ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilaçet e printuara në 3D mund të revolucionarizojnë të ardhmen e sistemit shëndetësor
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilaçet e printuara në 3D mund të revolucionarizojnë të ardhmen e sistemit shëndetësor

Neutrale
Last updated: 2023/08/05 at 4:31 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kjo e ardhme do të kërkojë përpjekje bashkëpunuese mes studiuesve, profesionistëve të shëndetit dhe organeve rregullatore për të përcaktuar vendin e printimit 3D në kujdesin shëndetësor

 

Medikamentet e printuara në 3D mund të jenë e ardhmja e sistemit shëndetësor të personalizuar – një kërkim tregon se tabletat e printuara kanë arritur cilësi të mjaftueshme për të përmbushur standardet e vendosura për medikamentet e prodhuara në mënyrë tradicionale.

Studimi i ri, i publikuar në International Journal of Pharmaceutics, thekson perspektivën që kanë medikamentet e printuara në 3D te pacientët.

Nëse printimi 3D arrihet të përhapet në përdorimin e përditshëm, potenciali thuajse i pakufishëm për të pasur medikamente të përshtatura, sipas nevojave tuaja specifike të shëndetit, mund të bëhet realitet më shpejt nga sa mund ta mendoni.

 

“Një masë” nuk u përshtatet të gjithëve

Për shumë kohë, medikamentet janë prodhuar me një qasje që mund ta cilësojmë “me të njëjtën masë”, ku tabletat dhe kapsulat janë në dispozicion vetëm në një numër të caktuar dozash. Por çfarë ndodh nëse ato doza të sakta nuk janë të përshtatshme për ju?

Është e vështirë të shmangësh marrjen e një sasie të tepërt ose të pamjaftueshme ilaçesh, kur ato janë vetëm në doza të caktuara. Kjo mund të sjellë pasoja të rënda kur merren ilaçe të rëndësishme si antidepresivët, që shkaktojnë efekte anësore kur doza ndryshohet shumë shpejt.

Zgjidhja tradicionale në këta skenarë ka qenë ndarja e tabletës në gjysmë ose në katërsh, për të marrë një dozë të mesme. Por kjo nuk është e mundur për të gjitha tabletat, dhe, edhe nëse është, kërkimet tregojnë se shpesh përfundon me një dozë të pasaktë.

Printeri 3D mund të eliminojë supozimet dhe të sigurojë elasticitet për profesionistët e shëndetësisë, duke personalizuar me të vërtetë mjekësinë, sipas nevojës së pacientit.

 

Shtresë pas shtrese

Ndoshta keni parë printera 3D të prodhojnë lodra, pajisje mjekësore madje edhe ushqime. Printimi i ilaçeve përdor të njëjtën teknologji, duke ndërtuar një tabletë, shtresë pas shtrese, duke e shkrirë medikamentin me përbërës të tjerë të miratuar, për ta ndihmuar që të tretet në stomak. Tableta mund të printohet në 3D në çdo dozë të kërkuar, duke i dhënë pajisjes udhëzime për ta printuar më të madhe apo më të vogël.

Në studimin tonë të provës, ne mundëm të printojmë tableta 3D me doza shumë të sakta të kafeinës, në një mënyrë që do të ishte jashtëzakonisht e vështirë me metodat konvencionale të prodhimit.

Në vend që të zgjidhnim një dozë të bazuar tek opsionet e kufizuara komerciale, ne zgjodhëm së pari dozën dhe më pas projektuam dhe printuam tabletën. Edhe pse shpesh nuk mendohet si një medikament, zgjedhja e kafeinës në këtë studim është e rëndësishme, pasi është ilaçi i sjelljes më i përdorur në botë.

Të përpiqesh të reduktosh kafeinën shpesh shkakton dhembje koke dhe të vjella, për shkak të vështirësive në uljen e saktë të dozës. Ky është një nga skenarët e shumtë në të cilin, një qasje e vetme, nuk do të ishte e përshtatshme.

Krahasuar me përpjekjet për të ndarë një tabletë kafeine konvencionale në të njëjtat doza, tabletat e printuara në 3D rezultuan se kishin një dozë shumë më të saktë. Rezultatet tregojnë një proces të thjeshtë për të prodhuar “medikamentin e duhur për pacientin e duhur, në momentin e duhur”. Ky është një nga parimet udhëzuese të mjekësisë së personalizuar.

 

Evolucion në sistemin shëndetësor

Edhe pse printimi 3D ka qenë i përhapur prej dekadash, përdorimi i tij në prodhimin e ilaçeve – mbi të gjitha në një mjedis spitalor ose farmaci – është shumë i ri. Australia ka standarde rigoroze të kontrollit të cilësisë së medikamenteve, falë rregullores së Therapeutic Goods Administration dhe është shumë herët për të thënë se si do t’i rregullojë ilaçet e printuara 3D.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston tashmë një medikament për krizat epileptike i printuar në 3D, Spritam, i miratuar nga Food and Drug Administration (FDA). Procesi i printimit ndihmon që tableta të shpërbëhet me shpejtësi në gojë për pacientët që kanë vështirësi me gëlltitjen, por nuk ofron përshtatje të dozës.

Megjithatë, duket se jemi në prag të qasjeve të personalizuara në klinikë, me tre medikamente të reja të printuara në 3D, që do të miratohen nga FDA si ilaçe në fazë eksperimentimi në periudhën 2021-‘22 dhe disa prova të tjera klinike të përfunduara në vitet e fundit

. Ne imagjinojmë printera 3D në farmaci dhe në spitale. Megjithatë, në këtë fazë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të zëvendësosh apo të konkurrosh me medikamentet tradicionale.

Shpejtësia e prodhimit të teknologjive aktuale të printimit 3D është shumë e ngadaltë krahasuar me prodhimin konvencional. Përfitimet më të mëdha ka të ngjarë të jenë për pacientët me regjime të ndërlikuara mjekimi, ose ata të cilët marrin disa lloje medikamentesh, si antidepresivët. Në këtë mënyrë, njerëzit që kanë më shumë nevojë, do të kenë ilaçin e tyre të personalizuar.

Në fakt, mundësitë shtrihen përtej sesa thjesht zgjedhja e dozës së duhur. Praktika e printerit 3D farmaceutik mund të përfshijë kombinimin e shumë ilaçeve në një “polipilulë” të vetme dhe personalizimin e plotë të veçorive si forma, madhësia, ngjyra ose struktura.

Parashikohet evolucioni i shëndetësisë dixhitale, ku printimi 3D ndërthuret me teknologjitë si machine learning (të mësuarit automatik), Inteligjencën Artificiale dhe Big Data, duke hedhur hapin e madh drejt një mjekësie me të vërtetë të personalizuar.
Kjo e ardhme do të kërkojë përpjekje bashkëpunuese mes studiuesve, profesionistëve të shëndetit dhe organeve rregullatore për të përcaktuar vendin e printimit 3D në kujdesin shëndetësor, por mund të na shohë të marrim ilaçin tonë të personalizuar nga një farmaci ose spital lokal, me prekjen e thjesht një butoni.

/ World Economic Forum

TAGGED: Lajme
Neutrale August 5, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
23 hours ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
1 day ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
2 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
2 days ago
Zjarret/ Reagon Presidenti Begaj: Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.
2 days ago

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?