Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka nisur ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.
Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.
Eshtë piku i lëvizjeve të pasagjerëve, por në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve, ka konstatuar ai
“E nisa ditën në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.
Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, u shpreh ministri Balla.
Ja postimi i Ballës: “WELCOME TO ALBANIA???????????? E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia????????♂️Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar.
#VetëmPërpara➡️
#mëshumësiguri”





