Provokacioni grek i 2 Gushtit 1949, ku ushtria greke në këtë provokacion la 300 të vrarë, 500 të plagosur dhe 605 ushtarë rrobër. Sulme provokuese që ndërmorën monarkofashistët grekë kundër RP të Shqipërisë, në kohën kur në Greqi zhvillohej lufta civile, nën pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave komuniste greke. Më 2 gusht 1949 në orën 5°° tri batalione greke të mbështetura nga artileria dhe aviacioni sulmuan befasisht territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë në sektorin e Bozhigradit, piramida 54-55 me një front prej 700-800 metra gjerësi, hynë rreth 300-400 metra në thellësi të tokës shqiptare dhe qëlluan me artileri fshatin Vihodovë, ku posta e kufirit bëri një qëndresë heroike (shih: Posta e Vidohovës).. Pas 5 orë luftimesh të ashpra, forcat e kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparshme. Forcat monarkofashiste greke vazhduan provokacionet ushtarake kundër vendit tonë gjatë gjithë muajit gusht deri më 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj., duke shkaktuar mjaft dëme në njerëz e materiale, por sulmet e tyre u zmbrapsën gjithnjë nga forcat shqiptare të kufirit dhe pësuan dështim të plotë.