NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    3 hours ago
    Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
    4 hours ago
    Diplomatët e BE reaguan kundër komentit të tij për Gonzaton, lideri demokrat, Sali Berisha nuk heq dorë: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
    1 day ago
    Rama: Jemi afër BE-së! Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Shkencave Juridike, Nest Zefi/ Përçudnimi i avokatisë dhe dy fjalë përgëzuese për Paulin Paplekën
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
Kryesore Politikë
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra..
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Shkencave Juridike, Nest Zefi/ Përçudnimi i avokatisë dhe dy fjalë përgëzuese për Paulin Paplekën

Neutrale
Last updated: 2023/08/02 at 11:05 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Për herë të parë në historinë post komuniste shqiptare asht lshue shkëndija për nji debat të munguem mbi institucionin e avokatit, nji ndër hallkat vendimtare të celebrimit të Shtetit të së drejtës. Ky debat kaq i domosdoshëm asht meritë e avokatit Paulin Paplekaj, i cili me parrezi, sensin e drejtësisë dhe të indinjatës të ligjshme, ka denuncue gjenezën problematike, zhvillimin dhe degradimin e institucionit të avokatit në sekser të rëndomtë e katalizator të padrejtësisë, tue ba përgjegjës e kallxue me qartësi kupolën drejtuese të saj, të cilën pa mëdyshje e ka konsiderue si nji organizatë kriminale. Statuset e Paulinit me shembujt konkret ilustrues të ditëve të fundit dhe të tjerë të ngjashëm, ku situata juridike, morale dhe politike e konfliktit të interesit e konfigurueme prej babëzisë të disa avokatëve dhe të asistuemve, asht ulëritëse dhe sfiduese e nji minimumi deontologjie profesionale, ka krijue disa trazime, sidomos te nji farë Ylli Manjani, demek influencer mediatik e fb, me nji të kalueme si ministër drejtësie dhe aktualisht politikan në kërkim të nji strehe partiake, i angazhuem virtualisht dhe hipokritikisht në denuncimin e krimit dhe korrupsionit qeveritar…
Për korrektësi pashë reagimin e tij të mbushun plot me disa fraza të mjegullta dhe kontradiktore, shej i nji mishmashi mendor dhe analfabetizmi të thekun profesional e kulturor. Po ashtu, nuk kishte as kurajon minimale me iu përgjigjë atij që e kishte shkaktue këtë debat, pra, Paulinit, por fliste në drejtim të disave pa adresë, tue dëshmue nji frikë tipike të llojit e sojit të tij me faktorizue në debat njerëzit e lirë e me ide, të cilët nuk kanë akses në kanalet e lejueme prej parisë tonë mediatike e politike. Kjo taktikë ofensive me mrapavijë autoviktizimi, tue përmend edhe kohën e Enverit, të cilit familja e Yllit dhe e krejt kupolës të dhomës të avokatisë i ka shërbye me zell, nji pjesë tue kenë kontingjent i organeve të dhunës të diktaturës, tregon katërcipërisht strukturën imorale të personalitetit të tyne. Nëse drejtësia shqiptare asht përceptue keq ne publik dhe sidomos në kto vite të procesit të vetingu-t, tue u konfirmue me fakte kryeneçe si zhdoganuese dhe bashkëpunuese e krimit dhe mohuese e drejtësisë, sidomos për shtresat vulnerabël, si mundet të mos debatohet roli pasiv apo i sekserit korruptiv të nji hallke tjetër të randësishme të mbrojtjes të së drejtës, sikur asht institucioni i avokatit?!
Paulini në statusin e tij, që aq fort i ka djeg Yllit e ngushëlluesve të tij mjeranë në fb apo kolegëve të ngjashëm, nuk ka thane se nuk duhej me mbrojtë këtë apo atë klient, tue ba moralizëm dylekësh, por ka shtrue edhe nji çështje akute konkurrence të pandershme në raport me avokatët e tjerë, prej nji grupi të vogël avokatësh që jo shumë kohë ma përpara kishin funksione të rëndësishme publike të papajtueshme me rolin e avokatit. Përdorimi i asimetrive informative, akomodimi te avokatia mbas nji procesi ndëshkimi për vepra penale e korruptive të detyrës pararendëse, nuk mund të formalizohen me pasivizëm vrastar prej vakumeve të interesueme ligjore, mbasi avokatia asht aktivitet privat me funksion social sensitiv. Implikimet e reflektimit të Paulinit janë edhe ma të gjana e meritojnë nji ese të gjatë dhe në këtë prizëm asht mirë ta thellojmë debatin mbi rolin e avokatisë si mision fisnik në mbrojtjen e dinjitetit njerzor, kërkimin dhe vendosjen e drejtësisë për qytetarët e Republikës tonë. Avokati nuk asht sekser për me favorizue të fortin apo me mbrojtë krimin, por instrumenti, gjuha teknike dhe megafoni me i dhanë za të pandehunit për me ndigjue e kuptue “arsyet” e tij, jo me kushtet shantazhuese e joshëse të ktij të fundit por të drejtës dhe dinjitetit personal e profesional. Prandej, uroj që Ylli e media ta thirrin edhe Paulinin në mejdan, si iniciues i debatit mbi problemet e sekserllekut ne avokati dhe mos të rrijne “mbas gardhit” tue kqyr e kopjue keq statuset e personave të “pa legalizuem” prej parisë e partisë prostitutë të punëve të kqija të Shqipnisë..
Nëse aludimet e Paulinit, do të hetoheshin me profesionalizëm, sikur bahet në proçeset antimafia dhe sensitive në Itali, nuk asht çudi që Ylli mundet me rrezikue me u ba me statusin e të pandehunit..
Megjithatë, mafia e vërtet në Shqipni asht e legalizueme në strukturat shtetnore e drejtuesi i tyne asht kupola qeverisëse, ku vegjetojnë të gjithë “yjet” otomane të poshtërsisë endemike shqiptare…

Neutrale August 2, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
3 hours ago
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
4 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
4 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
5 hours ago
Basir Çollaku/ Rama, pengmarrja e fundit, nga tre gra..
7 hours ago

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet

Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit

Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?