NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    1 hour ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    2 days ago
    Reforma Territoriale/ Deputeti Xhelal Mziu i drejtohet me letër të hapur Arbjan Maznikut, bashkëkryetarit të Komisionit: Hiqni dorë nga centralizimi i pushtetit vendor me bashki të mëdha…
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneva, qyteti europian i quajtur “Paris pa turma vizitorësh”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
Të tjera
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Kryesore
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
Kryesore
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneva, qyteti europian i quajtur “Paris pa turma vizitorësh”

Neutrale
Last updated: 2023/07/31 at 10:41 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kur planifikoni një udhëtim në Zvicër, Gjeneva zakonisht nuk është qyteti i parë, që mund t’ju vijë ndër mend.

Por, ajo që e dallon Gjenevën nga qytetet e tjera zvicerane, është diversiteti – për shkak të rolit si qendër për diplomacinë ndërkombëtare – dhe historinë. Rezultati është një mjedis kulturor po aq i pasur sa pjata e famshme fondue.

Rrugët e pjerrëta dhe gjarpëruese të qytetit të vjetër, i ftojnë udhëtarët të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të admirojnë ndërthurjen e arkitekturës mesjetare, gotike dhe të Rilindjes.

Një sistem efikas i transportit publik, i dërgon vizitorët nga një lagje e shekullit të 18-të, në një restorant buzë lumit, që shërben omakasen e parë të qytetit, duke ofruar të njëjtin ekuilibër tërheqës të lashtësisë dhe kohëve moderne, si qytetet e tjera të famshme europiane. Gjeneva është “Parisi pa turma vizitorësh”.

Kjo është arsyeja pse tani është koha për të vizituar. Në vazhdim tregohen disa gjëra për të bërë në qytetin më të nënvlerësuar të Europës.

Udhëtoni pas në kohë në qytetin e vjetër

Ndërsa trafiku i rënduar i biznesit ndërkombëtar të Gjenevës, e bën atë në mënyrë të pamohueshme moderne, qyteti i vjetër ka një histori të gjatë, që shtrihet nga vendbanimi romak deri te reputacioni i sapogjetur si “Roma protestante”, pas Reformimit Kalvinist në shekullin e 16-të.

Artifakti më i madh i kësaj periudhe të fundit që ka mbetur sot, është Katedralja e Shën Pierre. E ndërtuar në shekullin e 12-të, kulla origjinale me 157 shkallë ofron pamje panoramike të qytetit.

Por pjesa më interesante e kishës qëndron në bodrum, ku ka një vend arkeologjik për t’u eksploruar, i cili përfshin ish qelitë e murgjve dhe mbetjet e kishave të shekullit të 4-të.

Shkoni në plazh

Pas një shëtitjeje përgjatë Quai Wilson – një vendkalim ujor i gjatë 3 milje, i dekoruar me ekspozita arti – kënaquni në Bains des Paquis. Kolona e ulur në majë të liqenit të Gjenevës, është një vend i njohur për t’u zhytur dhe bërë banjë dielli në verë dhe për saunë në dimër.

Me një hamam (dhomë me avull) dhe sauna, si dhe një bar-rostiçeri, që ofron fondue djathi dhe një menu dreke të frymëzuar globalisht, si një sallatë indiane dhe simite vietnameze, pasditja mund të kalohet lehtësisht këtu.

Është gjithashtu vendi ideal për të notuar, për të kaluar në shatërvanin Jet d’Eau 460 metra të gjatë përtej liqenit.

Provoni specialitete zvicerane, si dhe ushqime ndërkombëtare

Asnjë udhëtim në Gjenevë nuk do të ishte i plotë, pa provuar dy ushqimet më të çmuara të Zvicrës: djathin dhe çokollatën.

Padyshim që fondue me djathë, nuk është e vështirë për t’u gjetur në Gjenevë, por për një përjetim të vërtetë mesjetar, duke ngrënë në një nga dhomat më të vjetra të periudhës së Gjenevës, drejtohuni në Restaurant Les Armures, ku menuja thuhet se ka mbetur e njëjtë që nga shekulli i 17-të.

Dashamirësit e çokollatës, mund të bëjnë vetë çokollatën e tyre në La Bonbonniere, një fabrikë shekullore çokollate në Qytetin e Vjetër, ose thjesht të presin dhe të kënaqen me shatërvanin me me çokollatë të shkrirë, në bufenë e mëngjesit të së dielës të Kiosque Des Bastions.

Por, Gjeneva nuk i bën mirë vetëm pjatat klasike zvicerane. Me pothuajse gjysmën e banorëve të lindur jashtë Zvicrës, qyteti krenohet me 140 restorante ndërkombëtare.

Vizitoni lagjen Plainpalais

Reputacioni i Zvicrës për mjeshtëri të jashtëzakonshme, shtrihet në orët me cilësi të lartë. Thjesht hidhini një sy koleksionit të madh prej 2500 orëve dhe objekteve në miniaturë të ekspozuara në Muzeun Patek Philippe të qytetit.

Duke mbuluar pesë shekuj të artit horologjik të Gjenevës, Zvicrës dhe Europës dhe duke strehuar një bibliotekë me mbi 8000 botime, vizitorët mund të përhumben në këtë vend. Modelet “Rrare Handcraft” shfaqin artin delikat të gdhendjes me dorë, nën një mikroskop dylbi, duke krijuar një vlerësim të ri për punën e përpiktë të bizhuterive dhe orëbërësve.

 

Vizitoni Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Gjeneva ndoshta nuk do të ishte qendra e diplomacisë ndërkombëtare siç është sot, pa rolin e saj historik në vendosjen e humanizmit në skenën botërore.

Mësoni më shumë rreth historisë së ndihmës humanitare, në Muzeun Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ku të paktën një orë mund të shpenzohet duke eksploruar ekspozitat e përhershme dhe të rejat, me një temën vjetore (këtë vit është shëndeti mendor).

Një objekt në koleksionin e përhershëm, që nuk duhet humbur, janë Konventat e Gjenevës – një grup traktatesh dhe protokollesh, që rregullojnë ligjet ndërkombëtare për trajtimin humanitar në luftë.

 Eksploroni një fshat të shekullit të 18-të brenda qytetit

Në vitet 1760, Mbreti i Sardenjës ndërtoi Carouge, me synimin për ta bërë atë një qytet të veçantë, që do të rivalizonte Gjenevën.

Ndërsa mbetet një bashki më vete sot, vendasit e konsiderojnë atë një periferi të Gjenevës, pasi është një udhëtim 20-minutësh me tramvaj nga qendra e qytetit.

Me rrugët me kalldrëm të zbukuruara me fasada dhe dyer të zbukuruara – karakteristika të arkitekturës së Sardenjës – nuk është çudi që Carouge, mbrohet si një vend i trashëgimisë kombëtare zvicerane.

Vendet, që duhen vizituar, përfshijnë kishën Eglise Saint-Croix të shekullit të 18-të dhe Cinema Bio, një kinema arti, që u hap në 1912. Aty pranë, ia vlen të prisni në rradhët e gjata në Gelatomania dhe MANU Gelato. / Afar

Neutrale July 31, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
1 hour ago
Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron
1 hour ago
Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
16 hours ago
Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë
1 day ago
Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
1 day ago

Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!

Lutfi Dervishi/ Leku që po kullufit euron

Hipoteka Durrës/ Nga 1.063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 të rregullt, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?