Mbrëmje e përhimtë, muzg i zbehtë
Tisi mjegullës në korie
Flladi erës mjaft lehtë
Është mbrëmje dashurie
Hënë e plotë gjithë hare
Vallja yjeve shtruar, shtruar
Mbështetur mbi një shelg
Po të pres i përmalluar
Nëpër tisin mjergullor
Lehtë ecën, si shtojzovalle
Flokët seç i shtrin me dorë
Shumë, më shumë, ma shton mall
Si një kalë i hazdisur
Hallakatur nga lumturia
Nxiton ajo pa u gremisur
Të deh vallë dashuria?
Dehja saj, dehje e ëmbël
Të deh zemrën e jo trurin
Nuk të del shpejt kjo dehje
Pa e kryer të gjithë turin
Porsi mage zemra zjen
Nën shelgun gjethe lehtë
Në një natë të tille të jem
Përgjithmonë kështu i qetë
Të dua e dashur me përmallim
Kudo që të ndodhesh, kudo që të jesh
Rri mbështetur në gjoksin tim
për mua je ti një mbretereshë………