NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    1 day ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    3 days ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    4 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bajram Karabolli/ RRËFIMI I FUNDIT I BATOS Na zbresin nga kamioni-burg dhe na rreshtojnë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
Të tjera
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
Të tjera
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
Kryesore
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
Të tjera
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bajram Karabolli/ RRËFIMI I FUNDIT I BATOS Na zbresin nga kamioni-burg dhe na rreshtojnë…

Neutrale
Last updated: 2023/07/30 at 11:27 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Na zbresin nga kamioni-burg dhe na rreshtojnë në oborrin e kapanonit-burg. Përpara nesh një oficer dhe një kapter. Oficeri në njërën dorë mban një defter të madh, ndërsa me dorën tjetër përkëdhel koburen që ka në brez. Kapteri vërtit në dorë një shkop të trashë.
Kapteri i afrohet kreut të rreshtit tonë të gjatë e drobitur dhe qëndron pak çaste përpara secilit prej nesh. Vërtit shkopin dhe ekzaminon atë që ka përpara, sikur të jetë përpara një sendi që ia kanë hedhur te këmbët dhe i kanë thënë: «Është yti. Bën ç’të duash me të.»
E njoha, menjëherë. Ishte Adif Gozhda, fshatari im. Trupi i gjatë, me kurrizin disi të kërrusur dhe me fytyrën gjithë gunga eshtake. I njohur në krahinën tonë si hajdut bagëtish, i pabesë dhe i mbrapshtë.
Ndalet para meje:
– Shih pa shih, kush na paska ardhur! Zoti Bato, po kopenë, ç’e bëre, e le shkret? – dhe pa një, pa dy, me tërë fuqinë e tij prej kafshe, më godit në ballë, me shkop.
Trullosem, rrëzohem, e marr veten dhe ngrihem.
Oficeri i thotë:
– Eja pak, këtu, shoku kapter.
Menjëherë, si qen i bindur, shkon dhe qëndron gatitu, para tij. Oficeri, duke buzëqeshur me ironi, i zgjat defterin dhe thotë të bëjë apelin.
– Shoku komanant, nuk di të kënoj libra…
Oficeri, pa e ndërprerë buzëqeshjen, na i bën vetë apelin.
Të nesërmen që pa gdhirë shkojmë në punë. Janë më shumë se dy mijë të burgosur që duhet ta thajnë këtë kënetë.
Ndërkohë që punojmë me kazma dhe lopata, veç ushtarëve të armatosur, që rrinë pak larg nesh, oficerë dhe nënoficerë janë pranë nesh, buzë kanalit të madh. Na vëzhgojnë. Mjerë ai që, i këputur së lodhuri, mbështetet pak në bisht të lopatës apo të kazmës.
Një natë, pas mesnate, kapter Adifi vjen te shtrati im dhe më godit me shkelm. Më del gjumi dhe hidhem përpjetë.
– Kur je takuar me gruan dhe fëmijët? – më pyet, tërë inat.
– Nuk mbaj mend, – i them, shkurt.
– S’ke për t’i takuar më. Besoj se e ke dëgjuar nëmën “Të humbtë varri”. Të betohem për ideal të partisë se do të të lë pa varr. S’ka varr për armiqtë e partisë, – thotë këto fjalë, duke kërcitur dhembët, dhe ikën.

Jemi duke punuar. Shikoj që kapter Adifi, bashkë me oficerin, qëndrojnë mbi mua buzë kanalit. Bie çanga e drekës. Të gjithë lëshojnë përtokë veglat e punës dhe dalin nga kanali. Sa bëhem gati të lë lopatën, kapter Adifi, më thotë:
– Vazhdo punën.
Vazhdoj punën. Kanë ikur të gjithë. Kapteri dhe oficeri qëndrojnë aty, buzë kanalit, sipër meje. Edhe skreperi vazhdon të heq dheun nga kanali. Edhe unë vazhdoj të grumbulloj dhé, me lopatë. Edhe ata të dy vazhdojnë të qëndrojnë mbi mua, duke mos m’i hequr sytë. Vështrimi i tyre më shpon kokën si turjelë. Skreperi mbush kovën e madhe, e ngre lart, për ta rrotulluar dhe për ta zbrazur jashtë kanalit, por pikërisht atë çast unë, i lemerisur, dëgjoj që të dy ushtarakët, njëherazi, ta urdhërojnë:
– Hidhja sipër!
Mbi mua bien disa tonë me baltë. Plandosem dhe mbulohem me tërë atë masë dheu. Nuk shikoj më gjë. Nuk marr dot frymë. Para se të më dalë shpirti, shikoj time shoqe dhe katër fëmijët. Kërkojnë varrin tim, po nuk e gjejnë dot.

Marrë nga vëllimi me tregime:
NË DETIN E DHUNËS

Neutrale July 30, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.
3 hours ago
Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë
3 hours ago
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.
4 hours ago
Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!
6 hours ago
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
1 day ago

Majlinda Prendi/ Energjia Rinore është zemërimi i një brezi ndaj pushtetit. Arsyeja është e qartë, kauza po ashtu: largimi i Edi Ramës.

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban lejo ngritjen e komisionit hetimor dhe të bëjmë transparencën e plotë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.

Mehmet Elezi/ TI E URREN RININË!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?