Lideri demokrat, Sali Berisha do të mbledh kryesinë e PD-së më 1 gusht.
Njoftimi është dërguar në telefonat e anëtarëve të kryesisë nga Flamur Noka, si sekretar i Përgjithshëm.
Mbledhja do të nisë ditën e martë, në orën 12:30 në seli të PD-së.
Mësohet se në mbledhjen e Kryesisë do të bëhet analizë e procesit zgjedhor të 14 majit, por rendi i ditës do të ketë në fokus edhe zhvillimet intensive në vend.