Shqipëria dhe SHBA shënojnë sot 101-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson mori në mbrojtje çështjen shqiptare
Këto marrëdhënie u ndërpren për 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist (1939-1991) për t’u rivendosur më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit komunist.
Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në 1991.
Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Mbreti Ahmet Zogu.