Aspak antireklamë pasi ky është qyteti ku unë punoj e veproj, por më tepër një thirrje për strukturat përgjegjëse, te tejfryra në rrogëtarë fiktivë, të ngopur me tendera për pajisje, makineri e mjete pastrimi, por ja ku janë faktet, kokëforta e të dukshme në dritën e diellit!
Bashkia e qytetit ndërkohë shpenzon rreth 30% të buxhetit për dërgimin e mbetjeve në inceneratorin famëkeq jofunksional të Tiranës.
A pyet kush sot pse bizneset e qytetit ankohen për një sezon të dobët, të varfër e jashtë pritshmërive?!
A interesohet kush sot pse Durrësi s’është më destinacion i preferuar turistik dhe pse turistët ndër vite spostohen drejt Shëngjinit apo edhe jugut të vendit?!
Zëri i bizneseve është zëri i qytetarëve, i konsumatorëve fundorë, por kur konsultimet bëhen me sipërmarrësit e lidhur me pushtetin dhe interesi personal prevalon mbi publikun, qyteti zgjohet në këtë derexhe në pikun e sezonit, aty ku pretendohet të jenë ditët më të mira të turizmit, sektorit prioritar ekonomik të qytetit!